E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratoriumi i skafeve, Berisha arkivon nismën e opozitës për ta shfuqizuar

Sali Berisha / Foto arkiv

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Berisha e ka hedhur poshtë nismën e opozitës për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve.

Sipas Berishës, moratoriumi i skafeve ka reduktuar trafiqet kriminale përmes ujërave të Adriatikut, por nuk ka penguar zhvillimin e turizimit.

Vënia në lëvizje e industrisë së skafeve do të ishte një rikthim i fuqishëm i flukseve të trafiqeve kriminale drejt bregut tjetër të Adriatikut. Do të ishte një damkosje tjetër e pamerituar për Vlorën. Kohërat e skafo-republikës kanë marrë fund, ndaj dhe më duhet të shpreh keqardhjen që kjo nismë nuk mund të miratohet.

Nuk kemi më viktima në varrin gjigant që u bë Otranto për vite të tëra. Duhet ta fshijmë nga memoria këtë problemin e skafizmit. Vlora këtë vit po diskutohej në një juri për tu shpallur gjiri më i bukur i Mesdheut dhe ta nxijmë me skafe ne tani? Jo mor zotëri.

Vlora dhe gjiri mesdhetar njohën bumet më të mëdha pas mbylljes së industrisë së trafiqeve. Zotimi ynë është një luftë me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar. Vendosa të bëj publik qëndrimin tim dhe të maxhorancës. Ky ligj do të mbetet në arkiva si ligj i papranueshëm, tha Berisha.

Nisma e opozitës për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve argumentohet me dëmet në fushën e turizimit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›