E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laze: Do ta ribej Elbasanin!

Ndonese ne momente te nje tensioni psikologjik te kuptueshem, qe po kalon perkohesisht presidenti Arben Laze, - me te cilin eshte i veshtire komunikimi, - cdo veprim i tij qe ka lidhje me futbollin ndiqet me interesim te vecante nga sportdashesit elbasanas. Ishin keta te fundit qe i ndenjen prane atij ne keto momente, duke shprehur solidaritetin dhe keqardhjen per sulmin terrorist psikologjik qe iu be atij para disa ditesh. Sepse, Laze konsiderohet tashme si biri i nje qyteti te tere. Dhe presidenti elbasanas, duke sfiduar te tilla momente te veshtira personale, por qe ne nje fare mase, kane lidhje indirekte edhe me fatet e futbollit elbasanas, vetem dy dite pas ngjarjes ne apartamentin e tij, ishte prane skuadres elbasanase ne trekendoren qe ajo luajti ne Vlore te shtunen e kaluar. Jo vetem kaq, por ata qe e shoqeronin Lazen, pra, drejtuesit e klubit elbasanas, ishin deshmitare te nje premtimi qe presidenti ka bere ne mjedise te ngushta kolegesh: "Do ta ribej skuadren shume shpejt...".

Ne fakt, edhe pak kohe me pare ai ka deklaruar te njejten gje, kur skuadra pothuajse u shperbe nga largimet ne mase te futbollisteve, ndersa perseritja e ketij premtimi ne keto momente merr te tjera vlera. Nuk dihet saktesisht se cila ka qene shtytja kryesore qe e ka detyruar presidentin elbasanas te beje nje deklarate te tille, sfida ndaj paralajmerimeve te tipit mafioz, apo gjendja aktuale problematike e skuadres, te cilen ai eshte mesuar ta shohe veshur me "petk" tjeter. Cilado qofte arsyeja, sportdashesit elbasanas jane mesuar te shohin te Arben Laze nje president futbolli mjaft popullor dhe korrekt ne te gjitha drejtimet. Ndaj besimi ndaj tij eshte ne kuota maksimale.

Deliu: Kemi nevoje per perforcime

"Thashe qe perpara zhvillimit te turneut "Norga", qe, me shume ky do te me sherbente mua, si trajner, sepse do te kisha nje ide me te plote mbi kontingjentin e ri te skuadres. Dhe ashtu ndodhi". Keto ishin fjalet e para te prononcimit te trajnerit te ri te Elbasanit, Luan Deliu, mbi ndeshjet "rrufe" te trekendores vlonjate, te zhvilluar te shtunen ne stadiumin "Flamurtari". "Ky aktivitet, vazhdoi ai, - me bindi akoma me shume se skuadra jone ka nevoja imediate per perforcime ne te tre repartet. Nuk mund te kenaqemi me "lugen bosh", sepse nuk humbem asnje ndeshje, nga dy 45 minuteshe te luajtura me Flamurtarin dhe Dinamon dhe te themi se jemi te kenaqur. Sigurisht qe, vec te tjerave, kishim edhe mungesat e titullareve Merxha, Capja, apo Kuci, te cilat kushtezojne jo pak ne cilesine e lojrave tona ne gjendjen qe jemi. Por, perpara kemi nje sezon te gjate dhe mjaft te veshtire. Shumica e futbollisteve qe jane aktualisht me skuadren tone jane te rinj dhe kane entuziazmin e njohur per te luajtur me deshire, por kjo nuk mjafton. Kete fundjave do ta fillojme sezonin me Superkupen, ku do te ndeshemi me Tiranen, prandaj nuk ka kohe per te krijuar nje grup kompakt dhe serioz per t'u bere balle sfidave te tilla".

Deliu pranon se nga ana e presidences po behen shume perpjekje per te sjelle disa futbolliste, te cilet vertet i bejne pune skuadres. Dhe ai eshte ne pritje te realizimit te ketij synimi. Edhe drejtuesit e klubit verdheblu perserisin se, pas pak ditesh gjithcka do te marre formen e duhur, madje duke e quajtur kete jave si "jave sulmi" per kompletimin e skuadres kampione. Nga ana tjeter, trajneri elbasanas nuk ngurron te jape edhe mendime per dy futbolliste qe kane ardhur per t'u provuar, por qe, sipas tij, nuk jane ne gjendje per ta kaluar kete prove. "Te tille jane, thote Deliu, - kamerunasi Simon, kosovari Haliti e ndonje tjeter...".

Dori, fund iluzioneve?

Ndonese ish kapiteni i te kuqve, Dorian Bylykbashi, i cili po stervitet prej me shume se nje muaji me skuadren e qytetit te tij te lindjes, ka qene prezent ne veprimet taktike qe ka perdorur trajneri Deliu, ne ato pak dite qe ka ne krye te skuadres, Dori ka munguar ne trekendoren vlonjate. Sigurisht qe kjo mungese i ka prishur pune Deliut, ndonese ky i fundit nuk ka jetuar me iluzionin se do ta kishte kete lojtar per sezonin. Mungesa e Bylykbashit te "vogel" ne kete aktivitet pragsezoni, ndoshta eshte nje pergjigje per te shuar perfundimisht te tilla iluzione...

PIRRO KITTA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›