E Diel, 1 Nëntor 2026

Çlirohu nga mafia dhe jepi fund bojkotit

PD, apel zyrtar Edvinit

Partia Demokratike i ka apeluar zyrtarisht dje kryesocialistit Edi Rama që të japë llogari për kapjen e tij nga mafia dhe njëherazi të rikthejë në kuvend Partinë Socialiste. Deputetët e Partisë Demokratike Aldo Bumçi dhe Flamur Noka deklaruan dje se Rama duhet të japë shpjegime për implikimet e tij me grupet më të rrezikshme mafioze e si rrjedhojë po mban peng edhe opozitën, duke dëmtuar interesat e vendit në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, deputeti Flamur Noka gjatë konferencës i bëri thirrje kreut të opozitës të mos përdorë deputet e qarkut të Kukësit për interesat e tij personale duke shtuar se ata po përdoren nga person i sëmurë psikik. Më tej Noka ka mbështetur akuzat personale të kryeministrit Berisha ndaj Ramës. Madje ai ka përforcuar akuzat duke deklaruar se Rama ka dhunuar bashkëshorten e tij duke u shprehur se asnjë person nuk bën veprime të tilla, ndërsa nuk hezitoi ti bënte thirrje opozitës të futet në Kuvend.
Nga ana e tij edhe deputeti tjetër demokrat Aldo Bumci ka deklaruar se bojkoti i opozitës është në interes të klanit të tokave duke i bërë thirrje Ramës të çlirohet nga kapja e mafies.
Bumçi i ka kërkuar kreut të opozitës të respektojë Parlamentin Evropian për t’i dhënë fund bojkotit dhe të kthehet në Kuvend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›