Durres, vrasja e volejbollistit, mister motivet
DURRES - Policia vijon kerkimet per kapjen e autoreve qe i moren jeten volejbollistit te Teutes, Juxhin Guza.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë afër pallatit të riut Juxhin Guza. Autorët e krimit e kanë goditur disa herë me thikë në trup 24-vjeçarin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima nga lagjja Nr.5 e qytetit bregdetar është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Ndërsa mendohej se i plagosuri po përmirësohej, pasditen e djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Me gjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha, i riu nuk mundi t'i shpëtojë vdekjes. Ai ndërroi jetë dje rreth orës 18:30.
Sipas mjekëve, i riu kishte pësuar 4 goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Mësohet se viktima Junxhi Guza ishte pjesëtar i skuadrës së volejbollit "Teuta" të Durrësit. Një grup hetimor ka nisur që në orët e para të mëngjesit punën për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Policia ka arritur të mësojë se viktima po kthehej nga një gosti me shokët dhe në çastin kur po afrohej pranë hyrjes së pallatit ku banonte (në lagjen nr. 5) është sulmuar nga një ose më shumë persona dhe është goditur disa herë me thikë duke përfunduar i shtrirë përdhe. Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për momentin shkaku i vrasjes dhe autorët kanë mbetur mister dhe ende nuk ka një pistë të qartë për hetimin e kësaj ngjarje. ar.ko.
(d.b/BalkanWeb)