‘Borxh për t’u ushqyer’, ekspertët: Rënie konsumi. Familjet gjysmë buxheti e shpenzojnë për ushqim
TIRANË-Merret borxh për të blerë ushqime, energjinë elektrike dhe ‘harrohen’ sendet e luksit. “Borxh për t’u ushqyer”, kjo ishte tema e bisedës sot në emisionin “Të bësh ekonomi” të moderuar nga gazetarja Aurora Sulce.
Në debat morën pjesë Arjan Kadareja, anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrise, Ledia Thomo, drejtori e Drejtorisë së Anketave pranë familjeve në INSTAT, dhe Islam Cani, kryetar i shoqatës së konsumatorit.
Në tematikën e këtij emisioni, Kadareja theksoi se është rritur huaja për individët ndërsa vuri në dukje se përqindja e konsumit është një vrojtim që nuk është peshuar.
“Është rritur huaja për individët, përqindja e konsumit është vrojtim dhe nuk është i peshuar. Një huamarrës i madh që nuk duhet të peshojë sa një huamarrës i vogël. Janë përqindje që duhen marrë me rezerva”.
Kadareja vuri në dukje se të ardhurat nga emigracioni nuk kanë rënie.
“Të ardhurat nga emigracioni nuk kanë një ndryshim. Për periudhën që flasim ka një rritje të lehtë nga emigracioni”.
Përballë situatës që paraqiti Kadareja ndërhyri z Islami që tha se janë kryer testime që tregojnë se biznesi dhe individi gjithmonë e më shumë po merr borxh pasi nuk përballon dot shpenzimet.
“Që të gjithë jemi të shqetësuar, se unë shoh pjesën e mesme dhe gjysëm të varfër dhe ne bëjmë testime dhe vëzhgime por sigurisht nuk janë në nivelin bankar. Merret borxh në mjedisin tregtar apo të shtetit. Merret borxh për të blerë ushqime, për të blerë energjinë, qeranë, të gjitha këto kjo është për shtresat që të thashe dhe ato që kanë përkrahje sociale. Por ajo që shërben si shifër për marrjen borxh është tek ata të papunë. Dhe vetëpunësimi, vërtet një person do shesë banane, ato i ka sa për veten e vet, ai nuk nxjerr të ardhura mjaftueshëm për familjen plotësisht. Ka rënë konsumi. Atë që kemi parë në treg, një konsumator në vend të marrë 20 apo 30 vezë merr vetëm 3 apo 4 vezë se nuk e di cdo ndodhë nesër me borxhin që ka”.
Ndërkohë dhe administratori i Konfindustrisë vuri në dukje se ka rënie në treguesit e shitjeve nga bizneset.
“Kemi rënie të treguesit të shitjeve nga bizneset. Rënie të treguesit të shitjeve, që është një tregues që ka rënë konsumi në tërësi. Se këta i shesin tek distributorët dhe këta me radhë dhe ky nuk është një fenomen që nuk ka nisur sot ka nisur në vitin 2009, u shtua në vitin 2010 dhe 2012 ka qenë tepër i vështirë për shitjet”.
Sipas Buxhukut, dhe sektori i ndërtimit e ka ndier ashpër krizën.
“Industritë që kanë qenë në sektorin e ndërtimit e kanë ndier krizën ashpër dhe ka rënie të shitjeve në tërësi. Sektori i ndërtimit tregon për gjendjen ekonomike dhe është tregues i fortë. Kur ka rritje është shpresdhënës për vetë ekonominë. Dhe kriza globale nisi me prekjen e sektorit të ndërtimit, pastaj me me makinat dhe pastaj me shërbimet turistike”.
Rënia e konsumit tek familjet shqiptare e pohoi dhe Ledia Thomo, drejtore e Drejtorise së Anketave pranë familjeve në INSTAT.
“Pak më shumë se gjysma e buxhetit të një familje shqiptare shkon për ushqim. Të themi të drejtën tendenca e rënies së konsumit është si perceptim dhe shifër statistikore. Në vitin 2007 u bë një anketë dhe u publikua në vitin 2008. Anketat janë shumë komplekse dhe kërkon burime njerëzore dhe financiare”.
Kurse sipas anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së BSH rënia e konsumit vërehet më shumë tek mallrat e luksit.
“Kemi rënie të konsumit të atyre që quhen të ‘big tiket’ dmth mobilimi i shtëpive që kushton shumë. Kemi rënie të importit për këto shërbime”.
Ndërsa z Islami paraqiti një tablo aspak pozitive në vend, Kadareja tha se kriza po tejkalohet tek vende partnere të Shqipërisë dhe kjo është një përgjigje pozitive dhe për vetë Shqipërinë.
“I ndjejmë ankesat me takimet që bëjmë me konsumatorët ndihet në bujqësi se inputet janë të shtrenjta, por dhe pensionet dhe përkrahja sociale janë të vogla, bie dhe blerja. Ka njerëz që nuk shkojnë në spital se nuk kanë leke për buke jo më për spital”
“Mendohet se Greqia ka kapur fundin, por do rikuperohet, Italia sot është në recension, por në fund të këtij viti do rikuperohen me mirë dhe partneri jonë tregtar eurozona do reagojë më mirë në fund të këtij viti. Dhe për Shqipërinë, kjo është shumë pozitive”.
(d.b/BalkanWeb)