E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Trukimet’, UEFA jep alarmin për Superligën shqiptare

TIRANË- UEFA ka dhënë alarmin për ndeshjet e trukuara në masë në Superligën shqiptare, që tashmë mund të quhet një kampionat tërësisht i trukuar.

Dokumentat konfidenciale mes UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit vërtetojnë atë çfarë është thënë rregullisht në shtyp, për fiksime të rezultateve, por që zyrtarët e FSHF-së kanë nxituar të thonë të kundërtën edhe pse minimalisht duhet të nisnin një hetim.

Nëpërmjet sistemit të Zbulimit të Mashtrimeve në Baste, institucioni qendror i futbollit europian tregon hapur dhe pa asnjë ekuivok, se çfarë ndodh prapa kuintave të futbollit shqiptar, ku sipas tyre trukohen 5 nga 6 ndeshjet.

Panoramës së trukimeve nuk i shpëton askush nga ekipet e kampionatit shqiptar, ndërsa mbetet e çuditshme sesi FSHF nuk ka ndërmarrë asnjëherë ndonjë hetim serioz.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›