Çmimet, Berisha: Do rrisim pensionet e pagat
Rritja e çmimeve do të shoqërohet me kompensimin e buxhetorëve dhe pensionistëve nga ana e qeverisë.
SHPRESA DINE
Deklarata është bërë dje në Sarandë nga kryeministri Berisha, gjatë një vizite dyditore që kreu i qeverisë ka ndërmarrë në qytetin jugor me rastin e nisjes së sezonit veror në vend. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave lidhur me rritjen e çmimeve dhe pretendimet e deklaratat e opozitës, kreu i qeverisë dha garanci se do të kompensohen të gjitha kategoritë buxhetore dhe pensionistët, që janë prekur në muajt e fundit nga këto rritje. Në të njëjtën kohë kryeministri Berisha përjashtoi çdo mundësi, që si zgjidhje për rritjen e çmimeve, të jetë ulja e taksave për importet. “Opozita flet për rritjen e çmimeve, por qeveria është e vendosur t’i kompensojë ata dhe do ta bëjë këtë. Por nuk pranojmë që me metoda të tjera të mbytet prodhimi vendas. Nuk është rruga e zgjidhjes ulja e taksave apo rritja e tyre për importet. Ne do të kompensojmë një për një pensionistët shqiptarë, rrogëtarët, personat me ndihmë ekonomike, por ne nuk mund të ndërhyjmë e të marrim masa që dëmtojnë prodhimin vendas”, u shpreh kryeministri. “Mediat gjithë ditën sulmojnë, përse qeveria nuk heq taksën e miellit a grurit, por qeveria është e detyruar të mendojë për fermerët shqiptarë, sepse nëse hiqet ajo taksë, ata duhet të ikin të punojnë në vende të tjera. Por kjo nuk duhet të ndodhë”, vijoi më tej kryeministri Berisha. Ndërkohë, kryeministri Berisha ka paralajmëruar një tur vizitash në të gjitha qytetet e vendit. duke folur në një prononcim për mediat ai është shprehur se do të prekë Shqipërinë pëllëmbë më pëllëmbë. “Unë kam pasur disa arsye që më kanë mbajtur disi të shkëputur nga terreni, sepse jam detyruar të udhëtoj shumë jashtë shtetit, për shkak të procesit për në NATO-s. Por tani do ta vizitoj Shqipërinë pëllëmbë për pëllëmbë dhe kam shumë kënaqësi, pasi kudo që shkoj, gjej një Shqipëri absolutisht në ndërtim”, tha Berisha. Sipas tij “vetëm në Sarandë dhe Delvinë janë në tërësi në ndërtim 150 km rrugë. Por, nëse shkojmë në Korçë gjejmë të njëjtën situatë, në Peshkopi, Kukës, Tropojë, Lushnjë, Fier, etj. Taksat e qytetarëve shqiptarë po shkojnë në rrugë, ujësjellësa, kanalizime, pra në kushte normale për jetesën e tyre. Ju do ta ndiqni këtë tur që nuk do të ndalet tani e tutje”. I pyetur nëse ky tur që do të nisë, do të jetë ‘dialog me Shqipërinë’, si ai i kreut të PS-së, Edi Rama, Berisha tha se “do të jetë një takim me qytetarin. Shqipëria është e të gjithë qytetarëve, nuk është prona ime. Detyra ime është të bisedoj me qytetarët shqiptarë. Meta ka hallin e referendumeve, por le të vijë e të bëjë një referendum për banorët e bregut. Nuk ka banor në breg që nuk do të votonte për këtë rrugë. Ky është referendumi”.