Kriza e çmimeve, Shqipëria më pak e prekur se rajoni
Shqipëria është më pak e prekur se vendet e tjera nga kriza botërore e çmimeve të ushqimit.
Kjo, edhe pse inflacioni në muajin mars kapërceu kufirin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, të dhënë pak kohë më parë, kreu i ministrisë së Financave Ridvan Bode ka deklaruar se, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, mbeten lehtësisht pak të prekura nga kjo krizë globale. “Tremujori i parë i vitit në vijim flet për një inflacion të dukshëm në shumë vende të botës dhe të rajonit. Unë mund t’ju them që Bullgaria e pati 14 % nivelin e inflacionit për tremujorin e parë, Rumania 9 %, Hungaria, Maqedonia, vendet e tjera të rajonit kanë një nivel përsëri më të lartë se Shqipëria. Ne patëm një rritje të indeksit të çmimeve, pra inflacionin 4.6 %”ka thënë ministri. Sipas tij, në të ardhmen mendoj që ekonomia shqiptare do të vijojë të mbetet më pak e prekura.