E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet Oscar, triumfon Bigelou dhe “The Hurt Locker”



Kathryn Bigelow është regjisorja e parë e cila u nderua me çmimin Oskar. Bigelow është e para regjisore grua që ka rrëmbyer mbrëmjen e të dielës në Los Anxhelos çmimin Oskar për regjinë më të mirë. Në ceremoninë gala të çmimeve Oskar fituan edhe austriaku Christoph Waltz, aktorja Sandra Bullock, aktori Jeff Bridges etj. "The Hurt Locker" ka mposhtur “Avatar” në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar pasi ka fituar statujën në kategorinë e filmit më të mirë. Bashkë me këtë statujë, "The Hurt Locker" fitoi edhe 4 Oscar-e të tjerë; montazhi më i mirë, tingulli më i mirë, skenografia më e mirë origjinale dhe montazhi më i mirë zanor. Kjo ishte një sfidë në distancë mes James Cameron e Kathryn Bigeloë ku kjo e fundit doli fitimtare. Kolosi “Avatar” që erdhi në këtë mbrëmje si favorit, u vlerësua një film jashtë standarteve hollivudiane. “Avatar” fitoi tre çmime; skenografia më e mirë, monografia më e mirë dhe efektet më të mira speciale. Sfidën mes ish-bashkëshortëve James Cameron dhe Kathryn Bigelou, e fitoi kjo e fundit edhe pse James Cameron vinte si favorit në këtë mbrëmje. Me këtë fitore regjisorja Ketrin Bigelou, u bë femra e parë në historinë 82 vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë. "The hurt locker" rrëfen historinë e një grupi specialistesh për çaktivizimin e minave në Irak. Në sekuencat e filmit rrëfehen me detaje momentet e adrenalinës gjatë çmontimit të bombave. “Është dita më e bukur e jetës sime" - ka thënë regjisorja pas vlerësimit. Filmi "The Hurt locker" ka fituar 6 trofe mes të cilave edhe çmimin për montazhin, zërin dhe montazhin zanor. Çmimin e aktores më të mirë e mori Sandra Bullock, vlerësim që i erdhi pasi më parë ishte cilësuar si aktorja më e keqe e vitit për filmin "All About Steve". Ajo iu drejtua audiencës me fjalët se ata që e vlerësuan nuk e kishin parë filmin, përndryshe nuk do e kishin cilësuar në atë mënyrë. Bullock mori çmimin si aktorja më e mirë në filmin "The Blind side". Aktori më i mirë mashkull u nderua Jeff Bridges protagonist në "Crazy heart", më parë fitues i Golden Globe. Në kategorinë e aktorëve më të mirë jo protagonistë u renditën Mo'Nique, interpretues në "Precious", dhe Cristoph Waltz në filmin "Bastardi senza gloria". Filmi i bujshëm “Avatar”, mori vetëm 3 çmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film.

Si nisi mbrëmja gala

Mbrëmja gala për ndrajen e çmimeve Oscar nisi me gjysmë ore vonesë që i dha start showt në Kodak Theatre. Moderatorët Steve Martin dhe Alec Baldëin sollën një mbrëmje plot emocion dhe të qeshura që në fillim, pasi shumë herë i bënë të pranishmit të qeshnin. Që në fillim të ceremonisë gala të ndarjes së çmimeve Oskar, u dha shpërblimi për rolin më të mirë të joprotagonistit. Vendimin e shpalli Penelope Cruiz..."And the winner is" …siç kanë vlerësuar shumë njohës të kinematografisë, fitoi austriaku Christoph Waltz, i cili fitoi me rolin e tij të një oficeri të njësive SS në filmin "Inglorious Basterds", të regjisorit Quentin Tarantino. Christoph Waltz falënderoi për mbështetjen në një gjuhë perfekte angleze të dy partnerët në film, Brad Pitt dhe Diane Krüger. Në veçanti falënderoi regjisorin Quentin Tarantino, për stilin e tij jokonvencional dhe kreativ të punës. Pa Quentin Tarantinon, me siguri që nuk do të isha këtu para jush, tha ai! Për dallim prej Ëaltz-it, filimi i Michael Hanekes “Das Ëeisse Band”, “Shiriti i Bardhë” nuk fitoi asgjë. Filmi bardh e zi ishte i nominuar për dy Oskarë: si filmi më i mirë në gjuhën jo angleze dhe kamera më e mirë. Me një disponim shumë festiv ishte Jeff Bridges. Pas katër nominimeve të pasuksesshme, më në fund ai e fitoi çmimin Oskar. Jeff Bridges mori çmimin Oskar për rolin kryesor si një këngëtar i alkoolizuar i muzikës Country në filmin "Crazy Heart". Siç edhe pritej, çmimin Oskar e fitoi edhe Sandra Bullock, për rolin në "Blind Side". 45-vjeçarja me prejardhje nga Gjermania fitoi ndër tjerash në konkurrencën edhe të një aktore siç është Meryl Streep. Për Sandra Bullock ky është Oskari i parë. Në fjalën falënderuese ajo ishte gazmore dhe emocionale njëkohësisht. Në veçanti në pjesën kur falënderonte nënën e saj gjermane Helga! Për herë të parë në historinë e filmit, çmimin Oskar për regjinë e fitoi një grua. Kathryn Bigeloë doli më e mira me dramën e saj për luftën në Irak “The Hurt Locker”. Ky ishte dhe filmi më i suksesshëm i mbrëmjes, me gjashtë Oskarë. Ai mori më shumë çmime madje edhe se filmi Avatar, i cili u shpërblye në tri kategori. Të dy këta filma janë futur në garë me nga nëntë nominime.

Filmi më i mirë; The Hurt Locker
Regjia më e mirë; Kathryn Bigeloë (The Hurt Locker)
Aktori më i mirë; Jeff Bridges (Crazy Heart)
Aktorja më e mirë; Sandra Bullock (The Blind Side)
Aktori më i mirë jo protagonist; Christoph Ëaltz (Inglorious Basterds)
Aktorja më i mirë jo protagoniste; Mo'nique (Precious)
Skenografia më e mirë origjinale; Mark Boal (The Hurt Locker)
Skenografia më e mirë jo origjinale; Geoffrey Fletcher (Precious)
Filmi më i mirë i animuar; Up
Filmi më i mirë i huaj; El Secreto de Sus Ojos (Argjentina)
Skenografia më e mirë; Rick Carter, Robert Stromberg dhe Kim Sinclair (Avatar)
Monografia më e mirë; Mauro Fiore (Avatar)
Veshjet më të mira; Sandy Poëell (The young Victoria)
Montazhi më i mirë; Bob Muraëski e Chris Innis (The Hurt Locker)
Truku më i mirë; Barney Burman, Mindy Hall e Joel Harlo (Star Trek)
Kolona zanore më e mirë; Michael Giaçhino (Up)
Kënga më e mirë origjinale; The Ëeary Kind, nga Ryan Bingham e T.Bone Burnett (Crazy Heart)
Montazhi më i mirë zanor; Paul N.J. Ottosson (The Hurt Locker)
Tingulli më i mirë; Paul N.J. Ottosson e Ray Beckett (The Hurt Locker)
Efektet më të mira speciale; Joe Letteri, Stephen Rosenbaum, Richard Baneham e Andreë R. Jones (Avatar)
Dokumentari më i mirë; The Cove
Dokumentari më i mirë i shkurtër; Music by Prudence
Filmi i animuar i shkurtër më i mirë; Logorama
Aksioni më i mirë i shkurtër; The Neë Tenants

Hollivudi një darkë pas çmimeve Oscar

Krahas ndarjes së çmimeve Oscar, në Holliëëëëood një suprizë ka qenë dhe darka tradicionale pas festës, që njihet si Ballo e Guvernatorëve të Çmimeve të Akademisë. Darka është mbajtur në një klub nate ku kanë dominuar ngjyra e bronztë dhe lila. Në këtë ngjyrë kanë qenë edhe mbulesat e tavolinave dhe pecetat, si dhe veshjet e kamarierëve dhe të orkestrës. Producenti i mbrëmjes, ka theksuar se mbrëmja është realizuar në një klub të vjetër të Hollivudit, ndërsa dekori i sallës ka pasur motive të viteve 1930, të gërshetuara me elementë të artit modern. Shefi i kuzhinës Volfang Pack ka thënë se darka do të përgatitej për 4 mijë e 600 të ftuar dhe ai i ka dhënë shtypit disa hollësi për menunë e pasur të së dielës mbrëma. Krahas me ëmbëlsirat e tjera do të ketë edhe çokollata në formën e statujave Oscar. Për përgatitjen e darkës së Oscarve janë anagzhuar 300 kuzhinierë dhe 600 kamerierë. Në klub ka interpretuar një orkestër vetëm me gra, të cilat janë veshur me kostume të dizenjuara nga sitilisti Jeffrey Kurland, i cili është emëruar për çmimin Oscar, në kategorinë e dizenjatorëve të kostumeve.

9 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›