Çmimet, PS:Shkak qeveria
Tiranë -Partia Socialiste bëri të ditur sot se jetesa e shqiptarëve është vështirësuar tejet shumë krahasuar me vitin 2005. Në një komunikim me median, Ervin Bushati, nënsekretar për programin, theksoi se në vitin 2008 qytetarët konsumuan më pak dhe paguan më shtrenjtë se tre vjet më parë.
“Sasia e ushqimeve dhe mallrave të ardhura nga jashtë për vitin që lamë pas ishte më ulët, por çmimet e tyre ishin 75% më e shumë se në vitin 2005. Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur mesatarisht me 25% në vit nga 2005, sipas të dhënave të fundit për importet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”-theksoi Bushati.
Ai ka shtuar se shkak i kësaj gjendje, është prania e monopoleve në treg, që sipas tij janë të “bekuara” nga qeveria, duke shtuar se ka rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse për shkak të çmimeve të larta.
“Qeveria bën shurdhin përballë rënies së fuqisë blerëse duke vazhduar të shpërdorojë para publike në propagandën e kotë, pasi çdo shqiptar e di mirë sa para ka tashmë në xhepin e tij”-përfundoi Bushati nga selia e Partisë Socialiste.