E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja, gjendet në Kroaci Romeo Pulizi, një nga peshkatarët e zhdukur

Foto Arkiv

Lajmi bëhet i ditur nga Komanda e Forcave Detare

Tiranë, 22 Janar, 12:27, NOA - Dyshohet se është gjetur një nga peshkatarët e zhdukur prej disa ditësh.

Lajmi mësohet të jetë bërë i ditur nga Komanda e Forcave Detare. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, thanë për agjencinë NOA se, sipas informacionit operativ të Komandës Detare, dyshohet të jetë gjetur një nga peshkatarët, në një ishull në Kroaci.

Dyshimet janë se, Romeo Pulilazi të jetë gjendur nga autoritete kroate dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga të dhënat e para të ardhura nga Kroacia, thuhet se, Pullazi është gjetur në det të hapur e jo në gomone.

Policia e Shtetit tha se, më vonë do të ketë një konfirmim zyrtar nga Policia Kroate në lidhje me këtë gjë, pasi deri tani të dhënat janë operative, përftuar nga Komanda Detare.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›