E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e energjisë, çdo familje do paguajë të paktën 4.500 lekë më shumëNga TemaÇmimet e energjisë elektrike do të rriten në janar dhe kjo do të bëhet duke rënduar më shumë barrën e konsumatorëve familjarë, të cilët pritet të paguajnë me 7 lekë për k

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Çmimet e energjisë, çdo familje do paguajë të paktën 4.500 lekë më shumëNga Tema

Çmimet e energjisë elektrike do të rriten në janar dhe kjo do të bëhet duke rënduar më shumë barrën e konsumatorëve familjarë, të cilët pritet të paguajnë me 7 lekë për kilovatorë vetëm 210 kilovatorë dhe jo 300 si deri më tani. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike është duke shqyrtuar kërkesën e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe duket se ai po shkon drejt këtij vendimi. Të dhëna nga ky institucion bëjnë me dije se ky vendim është më i mundshëm për shkak të faktit se ata, si edhe kompania e shpërndarjes, mendojë se në fashon e 300 kilovatorëve përfitojnë shumë më tepër familje se sa mendohet se janë të varfra. Siç dihet, deri në 300 kilovatë mendohet se paguajnë familjet e varfra, dhe ky është shkaku pse Enti Rregullator ka vendosur çmime më të ulëta për energjinë që shpenzohet deri në këtë nivel. Sipas të dhënave, numri i familjeve shqiptare që mbulohen me këtë fasho të shpenzimit të energjisë, është rreth 76% e totalit dhe kjo në fakt do të thotë se numri i familjeve të varfra në vend është shumë i madh. Çmimet e energjisë në janar do të jenë më të larta dhe me uljen e fashës së varfërisë çdo familje do të paguajë 90 kilovatorë me 12 lekë dhe jo me 7 lekë si deri më tani. Kjo do të thotë se çdo familje do të paguajë në një muaj të paktën 4500 lekë të vjetra më shumë, në rast se çmimet do të mbesin në këtë nivel, por do të ulet thjesht fashoja e varfërisë. Më problematikja në çmimet e energjisë është se konsumatorët familjarë shihen gjithmonë si objekt, mbi të cilin duhet të rriten çmimet e energjisë elektrike. Konsumatorët familjarë paguajnë rreth 60% të totalit të energjisë që arkëtohet dhe biznesi, rreth 34%. Ekonomia shqiptare është një ekonomi që rritet dhe që konsumon energji në sasi shumë më të mëdha se sa arkëtohet. Familjarët janë shumë më lehtë të kapshëm dhe mbi ta bie në njëfarë mënyre edhe barra e mospagimit të energjisë apo e abuzimeve. Kryeministri Berisha dy vite më parë u zotua se nuk do lejonte çmime të reja të energjisë pa u balancuar pagesa e energjisë së konsumatorëve familjarë me atë të biznesit. Madje KESH premtoi të përdorë aparate që do të kontrollonin fillimisht të gjitha bizneset. Këto aparate do të kishin aftësinë të gjenin se sa energji ishte shpenzuar realisht, pavarësisht asaj që ishte shënuar në dokumente apo sahate. Asnjëherë kjo nuk u bë dhe ende vijon e njëjta gjendje. Çmimet e reja të energjisë po mbërrijnë duke e llogaritur koston e një kilovatori në bazë të sasisë së energjisë që hyn në rrjet dhe këtu është e qartë se konsumatorët do të duhet të paguajnë edhe energjinë që humbet apo që vidhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›