Turkish Airlines zbret stafin mbipeshë

Stamboll, 7 gusht – Turkish Airlines (THY) ka zbritur 28 stjuardese për shkak të mbipeshës dhe u ka dhënë afat gjashtë muaj për t’u dobësuar ose do të caktohen në vende të tjera të punës, sipas raporteve lokale.
“Pesha dhe lartësia janë faktorë të rëndësishëm për të gjitha kompanitë ajrore. Këto kritere janë të rëndësishme sa i përket pamjes dhe mundësisë për të lëvizur”, ka thënë THY në një njoftimin për stafin e saj, transmeton Telegraph.
Izzet Levi, kreu i Asociacionit të anëtarëve të ekuipazhit, ka thënë për Haber Turk se ai duhet të humb afër 10 kilogramë për t’u kthyer në postin e tij.
Turkish Airlines është kompania e katërt ajrore evropiane për nga numri i pasagjerëve.