E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e perimeve, vijojnë të rriten

Vazhdojnë që çmimet e perimeve të cilat nuk janë prodhime të vendit të pësojnë rritje. Sipas tregtarëve, ditët e fundit, rritje të konsiderueshme të çmimeve me 10-20 përqind kanë pasur domatet, specat apo patatet ndërkohë që ulje kanë pësuar kryesisht sallata apo spinaqi.Kjo rritje e çmimeve vjen për shkak se në treg mbizotëron malli i importit .

Ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin nivel çmimet e frutave. Sipas tregtarëve prodhimi vendas ka qenë mjaftë i bollshëm dhe kjo ka ndikuar në mbajtjen e çmimeve stabël.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›