Çajupi, në teatër si Beketi
Një anë tjetër e satirës së Andon Zako Çajupit ka zënë regjisori kosovar Adem Mikullovci, duke ngjitur mbrëmë në skenë komedinë “Shtrati”. Është një produksion i teatrit privat “Oda”, duke na dhënë një këndvështrim tjetër të komedisë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”. “Shtrati”, ku do të luajnë aktorët Ryvë Kajtazi dhe Shpëtim Kastrati, është një komedi për jetën bashkëshortore, dje dhe sot.
Burrë e grua në shtrat: dy miq, dy dashnorë, dhe dy armiq me kokë në një jastëk. Çka është shtrati bashkëshortor? Një arenë e përgjakshme, një oaz në jetën e zymtë të njeriut ku shpërthejnë epshet dhe ndjenjat apo është një ring ku njëri nga boksierët duhet të bjerë nokaut, gjithsesi? Këto janë disa nga pyetjet dhe dilemat që shtrohen në këtë komedi. “Shtrati” është një këndvështrim tjetër i komedisë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit. Personazhet e njëjta, vend i ngjarjes është i njëjti, teksti dhe dialogu nuk ndryshojnë fare, por mbetet interpretimi dhe artikulimi i veçantë i tekstit të gjuhës së vjetër të Çajupit. Kjo komedi e shkruar para gati një shekulli, trajtohet në formën dhe stilin e një antidrame të stilit të Joneskos apo Beketit. “Shtrati” është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve