E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e tokave për kompensim nuk janë rritur

Ish-pronarët kundërshtojnë vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për vlerësimin përfundimtar të tokave në të gjithë territorin e vendit.

Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Reshit Vorpsi, thekson se çmimet e tokave nuk janë rritur përveç dy rasteve unike si në Komunën e Parisit dhe zonës së ish-Bllokut.

Duke e cilësuar vendimin e qeverisë si të parregullt, Vorpsi bëri me dije se qeveria po i bën këto veprime propagandistike në kundër të fushatës elektorale.

Sipas tij, realisht, nuk ka asnjë rritje të çmimit të tokave, por vetëm një rrumbullakosje të tyre. Kreu i Shoqatës Pronësi dhe Drejtësi ka treguar me detaje procesin e kompensimit të pronave, duke mbështetur fort faktin se fondi prej 500 milionë lekësh është i pamjaftueshëm për kthimin e lekëve te pronarët.

“Në Laprakë, çmimi minimal, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, është 20-25 mijë lekë për metër katrorë, ndërkohë që sipas vlerës së tregut është mbi 67 mijë lekë për metër katrorë”, u shpreh Vorpsi.

Sipas tij, ngërçi i madh qëndron në faktin se në cilën mënyrë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të përcaktojë vlerën e tokës, duke gjetur rrugën e mesme mes 20 mijë lekëve për metër katrorë dhe 25 mijë lekëve për m².

Intervisten e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te gazetes "Shqip" www.gazeta-shqip.com



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›