mimet e ushqimeve dhe naftes po rriten ne Shqiperi
Rritja e cmimeve te mallrave ushqimore dhe karburanteve ne Shqiperi solli rritjen e menjehershme te inflacionit pertej kufijve te parashikuar 2-4 per qind. Specialistet pohojne se ekonomia shqiptare eshte e varur strukturalisht nga mallrat e importit ndersa tregtaret pohojne se shitjet rane ne menyre te menjehershme. mimet ne tregjet ushqimore te Shqiperise po rriten ndjeshem dy javet e fundit pothuajse per cdo produkt duke rritur edhe inflacionin deri ne 45 per qind. Po ashtu edhe cmimi i karburanteve eshte jashte kontrollit dhe rritet gradualisht nga 10 cent per liter cdo jave.
Beni tregtar i ushqimeve me pakice thote se cmimet po rriten nga 20-30 cent per kilogram ne cdo produkt. Rritja eshte e njellojte si per mallrat qe vijne nga nga Greqia ashtu edhe nga Italia dy shtetet qe mbajne peshen kryesore te shkembimeve tregtare me Shqiperine. Sic na thone tregtaret e shumices cmimet po rriten ne rang boteror. Nafta doganat mielli po rriten gjithandej. Mire nuk eshte kjo pune por ky eshte realiteti. Njerezit nuk kane fuqi blerese. Ata tani blejne dhe konsumojne me pak si ne numrin e produkteve ashtu edhe ne sasine e tyre - thote ai.
Profesori i njohur i politikave ekonomike ne Universitetin Europian te Tiranes Ardian Civici thote se ekonomia shqiptare ka nje varesi strukturore nga tregjet nderkombetare si per ushqimet ashtu edhe per karburantet. Ne rastin e ushqimeve bujqesia shqiptare prodhon maksimumi vetem 70 per qind te nevojave qe ka vendi per konsum. 30 per qind te nevojave te Shqiperise perballohen nga tregu nderkombetar. Nga ana tjeter eshte edhe nje problem tjeter strukturor. Konsumi ne Shqiperi eshte i ndare ne dy pjese konsumi ne zonat urbane ku mbizoterojne tregjet e medha dhe ku produktet e perpunuara apo ato te fresketa vijne nga importi. Perballe kesaj eshte konsumi tjeter i gjendjes se gjalle nga banoret e zonave rurale qe konsumojne ushqimet qe prodhojne vete ne pamundesi per te arritur apo per te konkurruar tregjet e medha. Nderkaq nje pjese e madhe e industrise agro-ushqimore shqiptare megjithe investimet ne teknologji lendet e para i marrin nga importi. Pra ne teresi jemi shume te ndjeshen karshi cdo ndryshimi qe ndodh ne tregjet nderkombetare per sa i takon ushqimit. E njejta gje eshte edhe per naften sepse 70 per qind e nevojave tona per nafte apo hidrokarbure i marrim nga importi - thai ai.
Fadili tregtar i prodhimeve bujqesore vendase thote se qytetaret jane terhequr mjaft nga rritja e cmimeve dhe shitjet jane pergjysmuar dhe per kete faktoret jane te shumte krahas krizes ekonomike boterore. Te gjitha llojet e taksave jane ngritur si lokale si doganore. Prandaj kane ardhur edhe rritjet e cmimeve. Blerja nga klientet ka rne pothuajse 50 per qind. Nuk ka me shitje si perpara. Rrogat jane te vogla pensionet jane te vogla gjendja ka shkuar aty ku nuk ka ku te shkoje me - tha ai.
Tregtaret thone se rritja e cmimeve po vjen nga Europa. Ata besojne se ulja e cmimit te karburanteve mund te ule edhe cmimet e ushqimeve. Profesor Civici thote se nuk eshte normale qe Shqiperia eshte kaq shume e ekspozuar karshi rreziqeve te tregut nderkombetar ndaj edhe nevojitet te ndermerren politika serioze reflektuese per te ndryshuar kete gjendje nga ana strukturore. Sipas tij ligjet per rregullime ne treg dhe shmangien e spekullimeve ekzistojne por nuk zbatohen sidomos ne fushen e hidrokarbureve.
Ka shume operatore ne treg qe jane te pakontrollueshem qe jane jashte sistemit te verifikimit. Kjo sjell faktin qe me te degjuar qe eshte rritur cmimi i naftes ne bote e rritin edhe ata ketu brenda gje qe nuk ndodh kur cmimi ulet ne tregjet nderkombetare. Pra mendoj qe jane dy faktore se pari zbatimi me rigorozitet i ligjit per cdo licence qe jepet qofte per importuesit qofte edhe per shperndaresit me shumice ose me pakice te kerkohet me kembengulje funksionimi i sistemit te rezerves dhe se dyti gjithe mekanizmat per ta disiplinuar dhe kontrolluar kete treg ne menyre qe te mund te ndalohen keto lloj procesesh spekullative - thote profesor Civici.
Shqiperia eshte nder vendet e pakta rurale me me teper se gjysmen e popullsise ne fshat qe ende ka mungese te produkteve ushqimore. Krahasuar me vendet e rajonit Shqiperia ka nivelin me te larte te tokave te lena djerre rendimente prodhimi nen mesataren e vendeve te rajonit dhe nje shkalle te ulet te modernizimit te bujqesise. Prodhimi i paket i bujqesise shqiptare nuk ka fuqi qe te ule cmimet e mallrave te jashtme por perkundrazi shitesit i barazojne cmimet e mallrave vendase me ushqimet e importit sepse tani eshte importi qe dikton cmimet.