mimet per shit-blerjen e banesave ne 2012
Rregullohet me ligj shit-blerja e banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë edhe për vitin 2012. Nga muaji janar i vitit të ardhshëm, për të gjitha shtëpitë që do t’i nënshtrohen procesit të blerjes apo shitjes, do të kenë si çmime reference tarifat e hartuara nga Enti Kombëtar i Banesave. Udhëzimi i publikuar se fundmi në Fletoren Zyrtare, ku janë pasqyruar çmimet fikse për transaksionet mbi banesat, është një nga masat që qeveria shqiptare ka marrë për shmangien e abuzimeve të mundshme që ndodhin gjatë procesit të shit-blerjes së apartamenetve. Në shumë raste poseduesit e banesave kanë abuzuar me çmimin real të shitjes duke e ulur vlerën reale të shitjes për të mos paguar detyrimet tatimore.
Ndërkohë që një vendim i tillë, duke përcaktuar çmimin fiks të banesave do të jetë një mundësi përfitimi nga ana e qytetarëve, për të ditur vlerën reale të blerjes së banesave pa rënë kështu në mashtrime. Në Fletoren Zyrtare është përcaktuar se kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2011, të jetë 36 526 (tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e gjashtë) lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.
Ndër të tjera të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar për vlerën e një apartamenti sipas rretheve do të gjejnë në Fletoren Zyrtare tabelat e çmimeve të hartuara nga Enti Kombetar. Sipas listës së çmimeve të pasqyruar për kryeqytetin vërehet se ka një diferencë të ndjeshme nga njëra zonë në tjetrën, me një vlerë prej 2000- 4000 lekësh për metër katror nga vjet me sivjet.
Zona numër 2 dhe zona numër 5 në Tiranë ka edhe vlerën më të madhe për metër katror deri në 190 mijë lekë. Përsa i takon qyteteve, vërehet se ka një rritje të çmimit të banesave për metër katror nga 1000 deri në 8000 lekë.
Kryesisht rritje në vlerë kanë njohur qytetet më të banuara.Tabela e re e çmimeve do te shërbejë si referencë për politikat e strehimit dhe për pagesat e tarifave ndaj tatimeve dhe hipotekave në rast të shitblerjes së banesave. Çmimet e reja të formuluara nga Enti Kombëtar i Banesave janë përcaktuar nga vëzhgimet në tregun e lirë, në terren dhe në agjencitë imobilare.