E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës përfshijnë Kosovën

PRISHTINË- Në Prishtinë dhe anë të tjera të Kosovës natën e kaluar reshjet e dëborës sollën edhe shumë bardhësi në atmosferën e fundvitit.
Të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme, edhe pse në disa vise malore, trafiku është vështirësuar.
Reshjet e dendura të dëborës pasuan një ditë me erë të fuqishme, e cila ka hedhur përtokë një pjesë të çatisë të shkollës fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet dhe ka lënë pa çati shkollën "Haxhi Hoti" në fshatin Rogovë të Hasit të komunës së Gjakovës, në qendrën e të cilit janë rrëzuar dy lisa.
Dëbora e parë e kësaj vjeshte në Prishtinë ka rënë në mëngjesin e 6 dhjetorit, rreth dy javë para ardhjes së dimrit me kalendar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›