Mat, makina bie në lumë, 1 i vdekur. Policia: Udhëtonte me familjarët
MAT-Një aksident me pasojë 1 viktimë është shënuar në Mat sot në mesditë. Mësohet një automjet, me të cilin udhëtonin disa pasagjere ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e ‘Shul Batrës’ dhe është rrëzuar direkt e në lumë. Nga të dhënat e para mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dëshmitarët pohojnë se në automjetin tip BMW me targa italiane ka patur të tjerë pasagjerë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendgjarje ku po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.
Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga ujërat e lumit trupin e pajetë. Trupi i identifikua si shtetasi, Albert Guzha. Policia dyshon se Guzha udhëtonte në automjet së bashku me disa familjare. Nuk dihet ende numri i pasagjerëve që mund të ishin në automjet.
Automjeti i aksidentuar ndodhet ende në lumë.
(d.b/BalkanWeb)