E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli cmimeve ne tregjet e Tiranes

Task-Forca e Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën që në orët e para të mëngjesit me monitorimin e çmimeve në tri tregjeve kryesore. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës, Policia Bashkiake e mbështetur dhe nga Drejtoria Rajonale e tatimeve ka parë nga afër edhe sot çmimet e produkteve të shportës dhe atyre të fruta perimeve me qëllim parandalimin e abuzimit me to siç ka ndodhur vazhdimisht në vitet e shkuara. Nga monitorimi i bërë në tregje, Task-Forca nuk ka konstatuar abuzime me çmimet. Gjatë dy ditëve të fundit Inspektorët e Tatim-Taksave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në sajë të informacionit të marrë nga Agjencia për Mbrotjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, ka penalizuar disa biznese për mosafishim të çmimit apo shkelje të rregullave të tjera të vendosura nga tatimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›