E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel aksident tek ura e Shul Batres

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Burrel. Policia vendore njoftoi se një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ura e “Shul Batrës” dhe është rrëzuar direkt e në lumë. Nga të dhënat e para mësohet se një person ka humbur jetën, kurse kalimtarë të rastit dyshojnë që në automjet ka patur të tjerë pasagjerë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendgjarje ku po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti. Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga ujërat e lumit trupin e pajetë, ndërsa automjeti i aksidentuar ndodhet ende në lumë. Nga informacionet e para mësohet se personi që u nxorr nga polumbarët të jetë, Albert Gjuzi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›