E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet rrisin me 10 për qind shpenzimet e qytetarëve

Inflacioni zyrtar 2 për qind, edhe pse më i ulëti i viteve të fundit, fsheh rritjen e çmimeve për produktet më të domosdoshme të konsumit familjar, ushqimeve, të cilat zënë dhe pjesën më të madhe të shpenzimeve në një familje. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se çmimet e ushqimeve janë 6.7 për qind më të larta se sa në dhjetorin e vitit 2008. Kjo rritje është më e larta që nga viti 1997. Madje ajo është edhe më e lartë se sa

rritja e çmimeve të artikujve ushqimor gjatë vitit 2007, kur bota u përball me krizën më të rëndë të ushqimeve gjatë dekadave të fundit. Goditja është shumë e rendë për familjet me të ardhura të pakta, në të cilat shpenzimet për ushqime sipas Bankës Botërore zënë deri në 70 për qind të totalit të ardhurave mujore. Ndoshta sinjalet që po vijnë nga tregu i ushqimeve, po konfirmojnë paralajmërimin e bërë kohë më parë nga institucionet financiare të botës, sipas të cilit pas krizës ekonomike, bota do të përballet me rritje masive të çmimeve, të cilat do të jenë edhe më të forta në vendet në zhvillim, për shkak edhe të zhvlerësimit të monedhave, paralajmërim qe edhe pse në kulmin e krizës e ka bërë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›