E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët, përmbytjet shkatërruan 10 për qind të prodhimit

Toka e përmbytur në rreth 10 mijë hektarë për banorët e zonës së Nënshkodrës është burimi kryesor i të ardhurave. Ky fakt sipas eksperteve e rrit potencialisht dëmin që mund të ketë pësuar ekonomia e kësaj zone, pasi zona e përmbytur përfaqëson rreth 5 për qind të sipërfaqes së përgjithshme të tokës në zonë e Shkodrës ose 30 për qind të tokës bujqësore në këtë zonë. Ismail Beka u shpreh se ndërhyrja e qeverisë për rikuperimin e këtyre zonave duhet të bëhet

 me perspektive afatgjate dhe jo vetëm për të kompensuar dëmet aktuale fizike. Sipas Bekës mënyra më e shpejtë dhe efiçente për kompensimin e dëmeve të këtyre banorëve është që këta të dëmshpërblehen financiarisht nga qeveria. Qeveria pretendon se vlerësimin e dëmit do të kryhet pas tharjes së tokës dhe largimit të ujërave. Potencialisht dëmi bujqësor në këtë zonë përllogaritet i lartë, pasi Shkodra zë rreth 6.8 për qind të prodhimit kombëtar të drithërave, 9 për qind të  perimeve, 2.3 për qind të  patateve, 6 për qind e frutave, 5,2 për qind e rrushit. Sipas tij i vështirë do të jetë furnizimi i blegtorisë me ushqime pasi në Shkodër prodhohet 8.8 për qind i foragjerëve në shkallë vendi. Përsa i përket prodhimeve blegtorale kjo zone jep, 8.1 për qind të prodhimit kombëtar të mishit, 8 për qind të qumështit, 3.7 për qind të leshit dhe 6 për qind të vezëve. Përmbytjet do të kenë efekt edhe tek biznesi pasi Shkodra ka numrin më të madh të fermave bujqësore që blejnë farën në treg rreth 15 për qind të fermave në rang vendi dhe renditet e dyta për nga numri i fermave që blejnë sasinë më të madhe të plehrave kimike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›