Digat rrezikojnë 21 komuna në të gjithë vendin
Nga 628 diga dhe damba, arrihet të mblidhet rreth 558 milion kub ujë, duke u kthyer në rrezik potencial në rast dëmtimesh apo katastrofash natyrore. Alarmin e dhanë një vit më parë komisionerë të Avokatit të Popullit të cilët pas inspektimeve, publikuan informacionin mbi situatën duke kërkuar ndërhyrjen sa më të shpejtë për të shmangur katastrofat. Në këtë raport të këtij institucioni flitej për marrjen e masave organizative për kontrollin dhe verifikimin e kushteve
teknike të sigurisë në Diga dhe Ujë-mbledhës, të liqeneve artificiale dhe të dambave në depozit-formueset e mbetjeve të ngurta. Jo në pak raste, mijëra hektarë tokë janë përmbytur si pasojë e vërshimit të kaskadave të hidrocentraleve, sikundër dhe me mijëra shtëpi banimi janë izoluar për ditë të tëra në mbretërinë e ujërave të pakontrolluara. Gjithashtu sipas tyre, sot rreziku është edhe më i madh kur mendon se poshtë objekteve gjysmë të shkaktuara, jetojnë njerëz dhe bëhet biznes.
Last Updated on E Shtune, 16 Janar 2010 22:59