Leku do vijojë uljen gjatë vitit 2010
Viti 2010 ndryshe nga se ishim mësuar në 3 katër vitet e mëparshme ka hyrë me një monedhë vendase shumë më të dobësuar. Efektet e krizës nuk kanë kursyer as tregun e valutave. Raportet e lekut si ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit kanë ndryshuar ndjeshëm në harkun e një viti. Kështu në dy janar të këtij viti leku këmbehet me 138.37 euro në blerje ndërkohë që në ditën e fundit të vitit pikat e këmbimit monetar e shkëmbyer atë edhe më shtrenjtë.
Ndërsa sa i takon monedhës amerikane leku po shkëmbehet zyrtarisht në ditën e dytë të vitit me 96.03 dollarë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndryshimet janë të ndjeshme. Një vit më parë një euro këmbehej me 122.8 lekë dhe një dollar me 87.7 lekë. Ndërsa krahasuar me dy vite më parë raportet e këmbimit janë edhe më të përkeqësuar në disfavor të lekut. Në janar 2008 dollari e kishte vlerën 82.5 lekë, kurse një euro 122 lekë. Edhe pse ka pasur një normë më të ulur të konsumit dobësimi ekonomik duket se ka stimuluar kërkesë të lartë për valuta në fund vit. Kësaj situatë siç tregon kursi i këmbimit nuk ka mundur ti bëjnë ballë as prurjet e emigrantëve.