E Shtunë, 31 Tetor 2026

1973 Tirana ne kameren e fshehte te Anagnostit

Motive nga dita e djele dokumentari i shfaqur premiere pas 37 vjetesh eshte nje bukuri e ashper. Imazhe pa propagande te Tiranes qe nuk dolen kurre nga Kinostudio.


Motive nga dita e djele dokumentar 1973 20 skenari Dhimiter Anagnosti Kujtim Gjonaj regjia Dhimiter Anagnosti operator Beqir Vaqarri.
Ne skeden e Arkivit Shteteror te filmit shkruhet Film dokumentar per jeten ne Tirane gjate nje dite te diel.


Filmi trajtohet ne formen e nje poeme poetike ku emocion te ngjall edhe e perditshmja gjalleria e zhurmat njerezit dhe peisazhet ne rrethinat dhe ne qender te Tiranes. Filmi u shfaq por me vone u ndalua per shkak te frymes disi te vecante qe sillte per kohen.


Kete pershkrim qe perpiqet te jete i paanshem mund tia veshesh cdo dokumentari qe eshte bere mbi Tiranen e atyre koheve. Pershkrimi nuk perputhet me realitetin qe pame dje ne ekranin e madh.


Dokumentari i panjohur qe nuk e kaperceu Kinostudion i regjisorit te Lulekuqe mbi mure ne aspektin vizual e trajton realitetin ne menyre jo tipike jo te partishme jo pergjithesuese.


Mengjesin e se dieles Tirana i ngjan nje qyteti qe po del nga coprifuoco-ja. Planet afer te kameres se fshehte rreshqasin mbi floke te lepira te krehura njelloj rregull qe prishet nga ndonje zonje grua me shall ne koke dhe syze te erreta qe shfaqet si nje trendafil dimri ne qarkullimin urban ku nje fizarmonike kalon si bretk i rene nga telat e rrobave qe nderin grate tona ne ballkonet e vegjel kuti kartoni ku perkulet ndonje trup me rrobat e lodhura te gjumit.


E diela dite pazari trastat dhe rrjetat si te perbrendshme te thara kafshesh spinaq qepe ndonje qafe rose e lumtur per ce pret qe shfaqet neper kembet me pantallona terital
E diela e femijeve te kapur prej dore ne drejtim te ndonje lodre me tende si streha e kapeles se shtriges ne perralla nen te cilen nje kale plastik me turi te pikturuar kot vertitet bosh.


E diela e xhirove pallto me supe te rena shpatulla te dorezuara njerezish ne levizje tutje-tehu ne nje park te ngrire nacional pa turiste


E diela e qerasjeve pasticeria e Pallatit te Kultures si nje dhome ku shkohet per vuajtur me birrarite ku burrat mbahen me berryla ne tavolinat e larta si mbi paterica.
E diela e dashurise nje dore vajze ngacmon lart-poshte me nje celes gjoksin me kapote te ngrire te nje ushtari.


E diela e futbollit mijera sy ndjekin gjymtyret e thare muskuloze qe perleshen ne balte ne shi per nje top. Ketu Anagnosti vepron me nje tingull gjuajtje te forte e shqelmon topin imagjinar dhe godet nje here dy here tri here dhjete here pas kokave te turmes ne shkallet e stadiumit.


Motive nga dita e djele eshte enderr makthi ku njerezit hapin gojen dhe nuk flasin qeshin dhe nuk iu del e qeshura vetem zeri i spikerit eshte nje ton i vdekur qe ka ikur nje vrap nga ajo turme deri te studioja e regjistrimit te zerit.


Per paradoks teksti aq pak sa eshte nuk ka asgje te perbashket me imazhin. Teksti thote Rini-rini sykaltra shtathedhura flet per rini te perjetshme se pas mjegulles do te vije pranvera etj..


Formulimi muzikor i Donika Mucit eshte po aq patetik sa fjalet. Muzike danci per mbremje vallezimi dhe dikur kur dora e asaj vajzes qe do te shkrije kapoten e ushtarit fillon tema orkestrale Where Do I Begin Love Story.


Motive nga dita e djele nje cirk dimeror nje arene ku nuk te ngroh as frika per akrobatin ne teh te telit. shte pamja e nje trupi qe i kane penalizuar shpirtin mendimin vullnetin. Tirana pa spektakel propagande Tirana e katandisur ne piken per tia marre te qares ku parakalon zymtia qe i priu mjerimit total ekonomik vitet 1980.


Duke pare kete dokumentar te Anagnostit ben pyetjen a kishte valle njeri qe mendonte per lirine ne kete skene teatri pa aksion ku dhuna nuk duket por ndjehet se vetem ajo mund te shpjere ne kete gjendje kalbesie


Kete film e ka bere nje fryme dashurie vetem ajo mund tia pohoje nje trupi deri ku i hyre kalbesia.


Nga biseda me regjisorin Dhimiter Anagnosti Nje veper arti ishte ideologji

Pas dokumentarit u shfaq filmi Plage te vjetra 1969 90 skenari dhe regjia Dhimiter Anagnosti operator Faruk Basha piktor Namik Prizreni montazhi Xhanfise Keko op/zeri Koco Tollko nje ekip i shkolluar ne Evropen Lindore.


Ne role Roza Anagnosti Rikard Ljarja Ndrek Luca Naim Frasheri Violeta Manushi Sander Prosi Tonin Ujka Agim Shuke Ndreke Shkjezi Reshat Arbana etj.
Gjini nje plak malesor shtrohet ne spitalin e Tiranes per te hequr nga shpatulla nje plumb qe i ka mbetur kujtim nga nje gjakmarrje e vjeter.


Por kur meson se operacionin do ta kryeje doktoreshe Vera Roza Anagnosti ai heziton nga mungesa e besimit ne aftesite e grave. Vera ne kete kohe po perjeton nje drame familjare per shkak te vendimit qe mori i shoqi Naimi per te punuar ne minieren e Kurbneshit.


Pak te rinj nga shkolla e filmit pak autore ishin dje gjate projeksionit. Pasi e pane filmin e pare te Anagnostit autor skenarist dhe regjisor pati gjykime te ndryshme.


E komentuan ne ndonje rast si film dokumentar i bere ne nje kohe te caktuar pra epr ne muzeun e kinemase ne nje rast tjeter si nje pasuri per marredheniet e besueshme njerezore si nje film as i asaj dhe as i kesaj kohe eshte thjeshte nje film.


Anagnosti Ju falenderoj qe keni ardhur falenderoj institucionin per organizimin qe ka bere...Vepra krijuese ne ate kohe kishte nje producent dhe ky producent ishte shteti i cili thoshte se artin e filmit nuk e kemi mall biznes e kemi ideologji.


Per kete pune kishte nje sistem te terin te kontrollit te skenarit te shikimit te materialit te filmit te shikimit te montimit te pare. Ne distance kohe edhe une kam verejtjet e mia ne lidhje me vepren time filmike qe sapo pame diku me zgjatjet me strukturen.


Por ajo reflekton kohen e vet nivelin dhe profesionalizmin e asaj kohe. Une e ndjej veten mire tani qe e ripashe Plage te vjetra qofte edhe me ndonje naivitet qofte edhe me anet e politizuara.


Dhe kur nje numer aktoresh nuk jane me eshte ky nje moment emocional. shte nje lloj kujtese e njerezve teper te talentuar e teper te devotshem. Historia e te berit film eshte dhe historia e raporteve tona me aktoret. Shoh edhe defektet teknike qe ka pasur sistemi teknik ate kohe.


Do doja te dija si e perjeton brezi i ri kete realitet.
Asnje nderhyrje nga studentet ne salle


Si eshte historia me dokumentarin Motive nga dita e djele


E kisha humbur kete dokumentar. Kujtoja se ishte gje e shkurter paska qene i gjate kujtoja se ishte pa tekst paskesh qene dhe me tekst sepse nuk u shfaq kurre eshte hera e pare qe e shoh te plote sikunder dhe dokumentarin Perjetesi qe shfaqet javen e ardhshme.


Keni perdorur kameren e fshehte...
Kemi xhiruar shume me kamere te fshehte zaten i gjithi eshte bere ne befasi pastaj eshte ndertuar ne montazh. U pa nuk e di pse nuk u lejua.


Te djelat... vjedh pamjet realitetin e qytetit ndoshta ngaqe ishte kamera e fshehur. U fol edhe mbi kete pse duhet perdorur kamere e fshehur realiteti jone eshte i dukshem qe duhet te shihet pse duhet te vidhet. Gjithe ky film kishte te bente me spontanitetin. Do doja te dija brezi i ri qe nuk e ka perjetuar ate kohe si e percepton qofte filmin artistik qofte dokumentar.


Asnje nderhyrje nga studentet ne salle
Por mund te them edhe kete qe kur ndalohej filmi mund te kishte persekucione. Nuk ndodhi kjo gje me mua pati kritika por nuk u penalizova sic ndodhte shpesh.


Kurse Perjetesi ishte 7 minuta film dhe u mendua me shume entusiazem tia cojne per ditelindje shokut Enver. Papritur pa kujtuar u mbyll kjo historia e dhurates. Filmi nuk u shfaq asnjehere. E kisha harruar dhe ndertimin e tij.


Te djelat u realizua me 1973 ka qene nje vit kyc qe i parapriu goditjeve te Plenumit IV ne Art dhe Kulture.


Une e bera ate film nga kenaqesia per te kapur ne befasi realitetin. Sigurisht qe ti nuk do komentoje realitetin ne sensin e kritikes por nje realitet jo i luajtur para kameres por i jetuar.


Edhe tekstin ju e keni shkruar


Une e kisha fshire nga mendja kete dokumentar. Filmi nuk u shfaq ne ekranin e madh nuk ka dale nga Kinostudio.


Pse i quani poema filmike dokumentaret


I quaj poema sepse kane me shume poezi se sa proze ne sensin e gjinise. I quaj poema perderisa nuk kane asnje fjale. Filmat ne pergjithesi duhet te kene poezi. Krijimtaria eshte nje ceshtje personale.

do krijues e nderton vepren e vet ne varesi dhe perputhje te asaj cka ai deshiron te thote pse e thote ne nje menyre dhe jo ndryshe shpeshhere pa dhene nje shpjegim pse si nje ndjesi qe buron se brendshmi.


Skenari i Plage te vjetra eshte tekst origjinal juaji apo jeni bazuar gjekundi


shte nje skenar i mirefillte. Kam pasur kontakt me Malesine. Ne femijerine time mbaj mend qe vinin ne fshatin tone ushtare nga Miredita ne ane te detit tregonin keto histori. Me benin pershtypje edhe kenget e tyre.


Pastaj dalengadale edhe me ate te vecanten qe kishte kjo krahine me kodin e saj te nderit kanunit etj.. Nuk mund te them se ka nje arsye konkrete per te marre dhe per te bere nje skenar. Pergjithesisht skenaret e mi jane krijime te miat. E kam konsideruar veten nje autor edhe pse une nuk kam studiuar as per skenar as per regji po per operator.


Kineastet ishin te pakte ne ate kohe propaganda permes kinemase ishte teper e kerkuar nga regjimi. Ne menyre fare te qete nga kinooperator disa nga ne kaluam u beme skenariste regjisore.


Gjini do te kthehet i sheruar ne katund por para se te shkoje blen nje bust te vogel te Enver Hoxhes dhurate per familjen.


Kjo finale erdhi natyrshem apo eshte element i repertorit te propagandes


Jua shpjegoj. shte nje realitet. Kam biseduar shume me aktoret e mi. Kjo ka qene nje gje e vecante e punes qe kam bere une jo vetem puna me tekstin por edhe me aktoret.
Per ate finale i kam kerkuar Ndrekes Luca nje sugjerim se cfare duhet te coje dhurate ne shtepi personazhi i tij qe kthehet nga qyteti. Pas disa ditesh Ndreka vjen dhe thote nje bust te shokut Enver. Kish perendi qe ti thoshte jo me atij Seshte shpikja ime eshte e Ndrekes.


Te ben pershtypje karakteri i Veres qe keni krijuar. Ajo ka nje individualitet nuk ka humanizmin qe propagandohej ka idete e veta pastaj ju e beni nje njeri uniforme ashtu sic kerkohej.


Vera shkon atje ku shkon dhe i shoqi ne Kurbnesh ku e kerkon atdheu.
Nga kendveshtrimi i sotem eshte e veshtire qe ti futesh me logjiken e diteve tona asaj kohe. Tek ne nje veper arti ishte ideologji.


Shteti jepte para ne nuk dinim gje sa kushtonte kjo veper ne firmosnim njehere ne muaj merrnim rrogen. Producenti ishte ai qe kerkonte realitetin e kohes ne rrugen e partise. Qellimi Filmi te ishte propagande. Per kete arsye une temen e dites e kam trajtuar shume pak.


Koncesione leshime qe beheshin per ideologjine per propaganden brenda kesaj ne beme krijimtarine si mundem. Une jam munduar te trajtoj idete e mia. Krijimtaria ime buron nga letersia ime. Ato qe su bene filma do ti botoj se afermi nje sere romanesh novelash qe ishin te asaj kohe. Vokacioni im i pare ishte letersia.


Ju erdhet si operator tek filmi...
Plage te vjetra eshte filmi im i pare si skenarist dhe regjisor. Filmi ka naivitete eshte krijuar me sinqeritet. Nese kthehem mbrapsht nuk kam ndonje qortim te madh si kinematografi. Kurse problemi i dramaturgjise i ceshtjes politike-ideore qe ka filmi i perket producentit dhe producenti ishte shteti.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›