mimi i grurit ne bursa shitet me lire

Çmimi i grurit dhe miellit ka ardhur në rritje që prej vitit 2000 duke arritur kulmin në vitin 2008. Të dhënat e ministrisë së Bujqësisë tregojnë se kërkesa gjithnjë e në rritje, por edhe situata jo e favorshme klimaterike solli që në 2008 një kilogram grurë me pakicë të shitej 47 lekë nga 33 lekë që ishte në vitin 2000. Rrjedhimisht dhe mielli pësoi rritje çmimesh duke bërë që një kilogram me pakicë të shitej nga 56 lekë që ishte në 2000 me 87 lekë në 2008.
Fatmirësisht një vit më pas, për shkak të prodhimit të bollshëm patën rënie të çmimeve në Shqipëri, ku gruri me pakicë u shit me 37 lekë për kilogram, ndërsa mielli me 78 lekë. Edhe sezonet 2010 dhe 2011 kanë qenë të favorshme për prodhuesit botërorë, duke bërë që në bursa gruri të shitet më lirë.
Aktualisht, një ton grurë në Portin e Durrësit shitet me 400-420 dollarë për ton, ndërsa mielli me shumicë të linjat e blojës arrin deri në 700-720 dollarë për ton. Duhet theksuar që Shqipëria ka prodhim modest gruri krahasuar me konsumin që ka. Në 2009, u importuan më shumë se 267 mijë ton, ndërsa eksporti në këtë vit nuk kishte.
Florian Papadhimitri