Thaçi u ankohet ndërkombëtarëve
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka njoftuar institucionet ndërkombëtare për shkeljen e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni me rastin e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Partia Demokratike Shqiptare me rastin e miratimit të ligjit për përdorim të gjuhëve, para disa ditësh, me qëllim të informimit për shkeljen flagrante të të drejtave të shqiptarëve për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe të garantuar me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit, përfaqësive diplomatike dhe konsullare në Republikën e Maqedonisë dhe institucioneve të tjera, u dërgoi tekstin e analizës së Ligjit për përdorim të gjuhëve, i përgatitur nga komisioni juridik i PDSH-së”, thuhet në njoftimin e kësaj partie, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Letra e dërguar, siç nënvizohet, është vetëm një hap që merr PDSH-ja për të njoftuar faktorin ndërkombëtar për shkeljet që iu bëhen shqiptarëve me këtë ligj.
Qeveria e Maqedonisë një kohë të gjatë manifeston një politikë provokuese infantile, si në planin e brendshëm në raport me kërkesat e shqiptarëve ashtu edhe në planin e jashtëm, në raport me Greqinë, duke sforcuar idenë konfuze për trashëgiminë e vlerave historike të periudhës antike. PDSH-ja do t i përdorë të gjitha mjetet demokratike të veprimit jashtë institucional për t i sensibilizuar faktorët për një devijim të kursit proevropian të qeverisë aktuale”, thuhet në letrën e kësaj partie drejtuar institucioneve ndërkombëtare.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008