E Diel, 1 Nëntor 2026

Cervenkovski-Gruevski bashkohen prej Greqisë

Autori i Lajmit: red.
“Kreu shtetëror ndërtoi një pozicion të harmonizuar lidhur me idetë që u prezantuan nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, ambasadori Metju Nimic, gjatë takimit të fundit për dallimet rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, të mbajtur më datën 13 të këtij muaji në Nju-Jork”, Kështu kumtoi Kabineti i presidentit Branko Cërvenkovski, pas takimit të djeshëm konsultativ me kryeministrin, Nikolla Gruevski.
Në takimin, që u mbajt në prag të vizitës vijuese të Nimicit në Maqedoni, të caktuar për të premtën, morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe i dërguari i posaçëm për emrin, Nikolla Dimitrov.
Siç njoftoi zyra e shtypit, pas konsultimeve të javës së kaluar të mediatorit me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë në Nju-Jork, Nimic, këtë javë, krahas Shkupit duhet ta vizitojë edhe Athinën.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›