E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofrohen 14 bursa turke për të rinjtë dhe profesorët shqiptarë

Qeveria turke ofron bursa për studime pasuniversitare

dhe për kursin veror të gjuhës turke, për vitin akademik 2009-2010. Në kuadrin e marrëveshjes dypalëshe, qeveria e Republikës së Turqisë i ka akorduar qeverisë së Republikës të Shqipërisë 14 bursa për vitin akademik 2009-2010. Katër bursa kërkimore kanë një kohëzgjatje 8-mujore. Pesë bursa të tjera janë për master ose për doktoraturë dhe po kaq janë bursa për kursin veror të gjuhës dhe të kulturës turke. Për bursat e kursit të verës të gjuhës dhe letërsisë turke bëhet e ditur se duhet të aplikojnë vetëm studentët e vitit të 4-t të turkologjisë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH për kursin e verës do të jetë data 10 prill 2009 dhe për bursat e tjera të studimit pasuniversitar do të jetë data 22 maj 2009.

Për një informacion më të hollësishëm për këto bursa, të interesuarit mund t‘i referohen adresës së mëposhtme në web-site:

http://digm.meb.gov.tr/

Këtu gjenden edhe dokumentet që duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH, nga të gjithë aplikantët.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›