E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës rreth 83 dollarë

New York, 5 gusht   - Nafta mbrëmë u shtrenjtua në bursën njujorkeze duke u afruar deri te çmimi 83 dollarë për barel, si rezultat   publikimit të të dhënave më të reja statistike, të cilat tregojnë uljen e nivelit të tepricave të naftës në SHBA, transmeton MIA njoftimet e agjencive.

Sipas të dhënave të Shërbimit federal amerikan për energjetikë, niveli e rezervave të naftës  javën e kaluar është ulur dukshëm, që i nxiti shpresat për rritjen e kërkesës të karburanteve në SHBA.

Pas publikimit të këtyre të dhënave, nafta e lehtë amerikane për dërgesë në shtator mbrëmë në Bursën e New Yorkut u shtrenjtua prej 24 centë në 82,79 dollarë për barel. Në të njëjtën kohë në mbylljen e bursës së Londrës, "brenti" evropian nga Deti i Veriut shitej me çmim prej 82,60 dollarë për barel (159 litra).

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e mëtejshme e çmimit të naftës, e cila në muajt e kaluara lëvizte në suaza ndërmjet 70 dhe 80 dollar për barel, mund të rezultojë me uljen e shpenzimit të saj në SHBA, që plotësisht do ta rrezikonte edhe ashtu rikuperimin jostabil të ekonomisë amerikane.

Sipas shtëpisë konsultative "Sander Kapitall", ekziston druajtje që mund të ndodhë përderisa çmimi i naftës rritet në 86 dollarë për barel dhe vazhdon të rritet, për shkak se "ekonomia amerikane nuk do të mund sërish të durojë çmim prej 100 dollarëve për barel".

çmimi  më i lartë në historinë e naftës arriti në korrik të vitit 2008, kur një barel u shit për mbi 147 dollarë, por me paraqitjen e krizës me kreditë hipotekare në SHBA, që ishte hyrje në krizën financiare globale, deri në dhjetor të vitit 2008 "ari i zi" u lirua për 32 dollarë për barel.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›