Taksë e re për qarkullimin rrugor
Taksa e mjeteve të përdorura në shitje të çdo mjeti ka pësuar ndryshime të tjera të rëndësishme. Zëvendësdrejtori i drejtorisë së transportit të shërbimit rrugor, Eduart Gjermeni, thotë se ndryshime janë bërë edhe në taksën e qarkullimit të mjeteve. Në qoftë se me ligjin e vjetër, një qytetar kërkonte të regjistronte mjetin në muajin e fundit të vitit, ai ishte i detyruar të paguante taksën e plotë për gjithë vitin, pavarësisht se ai e përdorte mjetin një muaj. Ndërsa tani me futjen e ligjit të ri, ai paguan vetëm për atë muaj që e përdor. “E njëjta gjë vlen edhe për mjetet që dalin jashtë përdorimit”, bën të ditur Gjermeni. Diferenca e kësaj takse ka të bëjë me taksën në momentin që e shet, e cila llogaritet duke shumëzuar cilindratin e mjetit, me koeficientin e karburantit, i cili për makinat me naftë është 25, ndërsa për makinat me benzinë është 20. “Ka të bëjë pastaj dhe me koeficientin vjetor që futet me grup mjetet, ku grupi i mjeteve autoveturë e kanë këtë koeficient 0.5 dhe gjithë mjetet e tjera e kanë 0.25. Përjashtohen në këtë rast vetëm mjetet bujqësore”, thotë ai.
#