E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria shqiptare do të ndërtojë rrugën Valbonë – Theth

Tropojë, 4 gusht - : Ushtria shqiptare merr  përsiper të ndertojnë rrugën që do të lidhë Valbonen me Thethin. Ky angazhim është marrë nga ministri i Mbrojtjes së Shqiperisë Arben Imami, në ceremoninë e zhvilluar në komunen Margegaj ku këshilli i kesaj  komune i ka  akorduar ministrit të Mbrojtjes titullin :“Qytetar Nderi” i komunes me motivacionin: "Për kontribut të spikatur si nismëtar për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe si ministër i Mbrojtjes, për bashkëpunim me strukturat e pushtetit vendor në fushën e infrastrukturës dhe ruajtjes së vlerave të traditës në Komunën Margegaj". Titulli "Qytetar Nderi" iu dha ministrit Arben Imami vetëm pak ditë pas inaugurimit të tre urave tip "Bejli" në Komunën Margegaj, përgjatë aksit rrugor Dragobi-çerem të kësaj komune. Këto ura do i  sherbejnë infrastruktures rrugore që do të lidhë rrugën e Valbones me Qafen e Vranices ku parashikohet të hapet vend kalimi i ri kufitar Qafë e Vranices-Plavë. Në ceremoninë e dorëzimit të këtij titulli, ministri i Mbrojtjes tha  se në të ardhmen forcat e ushtrisë do të ndertojnë  rrugën që lidh Valbonën me Thethin. Rruga Valbonë-Theth do të lidhë bukuritë e Alpeve shqiptare dhe do të fillojë në lartesit렠 mbi 1200 metër mbi nivelin e detit në Fushen e Gjasë në afersi të Rragamit të Shales  dhe do të vazhdojë duke u ngjitur lartesive deri në burimin e lumit Valbona për të vazhduar deri në Theth. Rruga Valbonë-Theth do të shtrihet në hapesiren gjeografike të Parkut Rajonal të Paqes që prek  rajonet veriore të Alpeve shqiptare midis Shqipërisë, Kosoves e Malit të Zi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›