E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i ri i energjisë, 82 mijë pensionist presin të marrin kompensimin

Kompensimi i energjisë përfitimin nga ISSH-ja bashkë me pensionin Instituti i Sigurimeve Shoqërorë ka dorëzuar dosjen në Ministrin e Financës më 82 mijë pensionistë të cilët do të përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike. Kështu burimet pranë këtij institucioni bëjnë me dije se ditën e djeshme kanë dorëzuar një dosje me emra me atyre pensionistëve që brenda këtij muaji do ti kompensohet energjia elektrike sipas vendimit të qeverisë në vitin 2006. Kështu vetëm brenda këtij muaji rreth 82 mijë pensionistë presin të marrin masën e

kompensimit për çmimin e ri të energjisë elektrike, kjo gjë bëhet në bazë të një vendimi nga Enti Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit edhe për konsumatorin familjar duke filluar nga 1 janari i vitit 2010. Kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe tashme pritet që të mbërrijnë udhëzimet përkatëse nga ana e Ministrisë së Financave për të vazhduar procedurat që pensionistet të marrin edhe kompensimin përkatës të energjisë. Sipas llogarive të bëra, kjo shumë do të mjaftoje për të kompensuar rritjen e çmimit të energjisë për jo më shumë së 400 mije persona. Vitin e kaluar pas rritjes se çmimit të energjisë u vendos që kompensimin do ta përfitonin rreth 83 mijë persona, si pensionistet e vetmuar dhe që nuk kishin asnjë të ardhur tjetër shtese. Ndërsa këtë vit, udhëzimi i Ministrisë së Financave nuk ka dalë ende, ekspertet po punojnë për të caktuar listat e përfituesve. Në të gjithë vendin në fakt, janë rreth 520 mijë pensionistë, por jo të gjithë do të përfitojnë nga kompensimi i rritjes se energjisë elektrike. Kjo pasi vetëm njeri prej dy pensionisteve do të mund të marre pagesën prej 500 lekësh.Kompensimi Në muajin dhjetor, Enti Rregullator vendosi që çmimi i energjisë elektrike të rritej me 13 për qind. Nga ana e saj ministria e punës në bashkëpunim me ministrinë energjetike deklaruan se kanë përcaktuar kategoritë që do të përfitojnë kompensimin. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, që kanë persona që përfitojnë pagesë paaftësie, të papunët, buxhetorët me pagë mujore nën 35 000 lekë, pensionistët, etj. do të përfitojnë nga subvencionimi që do të akordohet nga Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë, kanë pohuar burimet pranë ISSH. Tashmë Qeveria ka parashikuar një fond prej 2 miliard lekë për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike dhe garantojmë se shteti do të kompensojë 100% të vlerës së rritur të energjisë për kategoritë në nevojë përfundoi Ministri i Ekonomisë. Edhe Ministri Ksera siguroi se mbrojtja e shtresave në nevojë është angazhimi i kësaj Qeverie dhe se tashmë vetëm në buxhetin e Ministrisë së Punës, për zërin kompensim energji elektrike është parashikuar një fond prej 1 miliard lekë. Në VKM që do të përgatitet nga ekspertë do të përfshihen edhe kategoritë e reja që do të trajtohen me ndihmë ekonomike për herë të pare, pas ndryshimeve të parashikuara në ligjin Për Ndihmën dhe shërbimet shoqërore sqaroi Ministri i Punës.Ankesat e pensionistëve Nga informacionet e grumbulluara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëhet e ditur se ka ankesa të pensionistëve për vendimin e marrë nga Ministria e Financës, për kompensimin, pasi ajo është një vlerë shumë e ulët. Vetë pensionistët pohojnë se kjo masë është shumë e vogël krahasuar me faturën e lartë të energjisë elektrike që u duhet të paguajnë çdo muaj, pa llogaritur nevojat jetike që vijnë në rritje. Mua më erdhi për muajin dhjetor fatura afroje 54 mijë lekë kur në fakt unë paguaj vetëm 35 mijë lekë. Ky kompensim që marrim vlen vetëm për ta shtyrë, thotë një e moshuar. Por ka dhe nga ata pensionistë që mezi presin të marrin kompensimin e energjisë elektrike siç është dhe rasti i Ibrahim Kodrës o cili mezi e pret atë 5 mijë lekësh kompensim. Unë po të kisha para që të paguaja energjinë nuk do të sorollatesha dy ditë në këtë zyra për të marrë një 5 mijë lekësh të qelbur që na japin këtë, është shprehur tepër i irrituar për gazetën Ibrahim Kodra. Nëse zbatohet vendimi për kompensimin, sepse ai akoma ska hyrë në fuqi, them se do na mjaftonte për atë rritje që ka hyrë në zbatim këtë muaj, thotë një tjetër i moshuar.Liri Mëhalla

Last Updated on E Hene, 18 Janar 2010 20:05

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›