Miço: Në 2010 do të kemi më shumë emigrantë drejt Shqipërisë
Shërbimi Kombëtar i Punësimit parashikon rritje të papunësisë në vend Gjatë vitit 2010 pritet të këtë një numër të madh të të papunëve në Shqipëri, si dhe një numër në rritje të emigrantëve drejt vendit tonë. Të dhënat bëhen të ditura nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, të cilat kanë pohuar për gazetën se sektorët më të prekur nga shkurtimet e vendeve të punës do të jenë ato publike. Kjo sipas po të njëjtave burime do të ndodhë për shkak të privatizimit të O.S.SH, Ujësjellësit, si dhe të ALB Telekomit. Të gjitha këto do të ndikojnë në
një fluks të papunësh sidomos në qytetet rajon ku dhe numri i të punësuarve nga këto sektorë është më i madh. Ndërsa nga sektori privat priten zvogëlime të aktiviteteve të subjekteve të ndërtimit dhe atyre që punojnë me fason (kryesisht Shkodër, Lezhë, Tiranë). Një tjetër faktor negative gjatë vitit 2010 për vendin tonë do të jetë dhe shtimi i emigrantëve të huaj në Shqipëri, që do të thotë më pak mundësi punë për një shqiptarë. Prioriteti i qeverise për rritjen e investimeve të huaja në vend, sjell domosdoshmërish fluks të huajsh, hap vende të lira punë, ul papunësinë në vend etj. Parë në këtë këndvështrim, ne si pjese e kësaj qeverie, parashikojmë që fuqia punëtore e huaj në Shqipëri të rritet, por kjo rritje nuk do të thotë që të dekurajoje shtetasit shqiptar për humbjen e punës se tyre apo mostrajtimin e tyre me prioritet nga autoritetet vendase, ka pohuar Thoma Miço gjatë një interviste për gazetën. Megjithatë, një ndër objektivat më kryesore për Shërbimit Kombëtar të Punësimit është dhe Krijimi i një sistemi modern dhe unik i shërbimeve të punësimit në të gjithë vendin si dhe zhvillimi i teknologjisë së informacionit (IT) në shërbimet e punësimit si një faktor kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. 1. Cilat janë parashikimet e papunësisë për vitin 2010? Nga analiza e bërë për rrezikun e papunësisë për vitin 2010 mbështetur në mendimet e punëdhënësve të marra gjatë vizitave në ndërmarrje si dhe nga informacioni administrativ ndërinstitucional, vihet re që gjatë vitit 2010 sektori më i prekur do të jetë ai shtetëror. Kjo do vijë si rezultat i privatizimit të O.S.Sh., Alb telekomit, ujësjellësit etj. Kjo do sjellë një fluks të papunësh sidomos në qytetet rajon ku dhe numri i të punësuarve nga këto sektorë është më i madh. Ndërsa nga sektori privat priten zvogëlime të aktiviteteve të subjekteve të ndërtimit dhe atyre që punojnë me fason (kryesisht Shkodër, Lezhë, Tiranë). Kjo për arsye të mbylljes së kontratave të 2009 dhe periudhës në pritje për lidhje të kontratave të reja (për ind.përpunuese), apo të objekteve të reja për fushën e ndërtimit. Vihet re dhe një transferim i subjekteve nga rrethet e vogla në ato të medha dukë bërë që në këto rrethe të ketë rritje të papunësisë, permendim këtu Laçin, Mirditën. Ndërsa në lidhje me kontigjentet e pritshem të shkollave mendohet të ketë një rritje të fluksit të studenteve të sapo diplomuar për arsye të aplikimit të programeve të praktikave profesionale të cilat do vazhdojnë dhe gjatë 2010.
2. Si e komentoni shtimin e numrit të punonjësve të huaj në tregun e punës në Shqipëri?Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, si një organ ekzekutiv i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, zbaton përmes strukturave të saj qendrore dhe vendore, politikat e migrimit për motive punësimi të të huajve në Shqipëri. Këto politika përqasin sistemin e pranimit të të huajve në Shqipëri për punësim apo formim Professional, drejt një sistemi i cili i përgjigjet më së miri politikave për lëvizjen dhe tregun e lirë të punës, si dhe direktivave evropiane, gjithmonë në harmoni me legjislacionin vendas. Në këtë kuptim, trajtimi i marrëdhënieve të punësimit të të huajve në Shqipëri është një çështje shumë planesh dhe e veçante për tu diskutuar vetëm në një kontekst. Prioriteti i qeverise për rritjen e investimeve të huaja në vend, sjell domosdoshmërish fluks të huajsh, hap vende të lira punë, ul papunësinë në vend etj. Parë në këtë këndvështrim, ne si pjese e kësaj qeverie, parashikojmë që fuqia punëtore e huaj në Shqipëri të rritet, por kjo rritje nuk do të thotë që të dekurajoje shtetasit shqiptar për humbjen e punës se tyre apo mostrajtimin e tyre me prioritet nga autoritetet vendase. Ligji për të huajt i miratuar në vitin 2008, vendos si kriter baze për miratimin e kërkesës së një të huaji për ushtrimin e aktivitetit, kriterin e shqyrtimit të parapëlqyer. Kjo do të thotë trajtim i tyre jo më pak i favorshëm se shtetasit shqiptar, por kërkesa për aplikim të kaloje në disa etapa vlerësimi, siç janë vlerësimi i përfitimit ekonomik për investitorët dhe testimi i vendit të lirë të punës për punëmarrësit. Referuar këtij vlerësimi, gjata analizës së nevojave të tregut të punës shihet nëse ky vend për të cilin aplikon i huaji mund të plotësohet nga punëkërkues shqiptar të regjistruar në zyrat e punësimit e më pas nga shtetas të huaj sipas renditjes që legjislacioni vendos.2. Si trajtohen të sapo diplomuarit, cilat janë parashikimet për këtë vit?Nxitja e punësimit është ndër programet aktive, i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshëm apo afatgjate ndikon në kërkesën për punë duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë. Në zbatim të këtyre programeve funksionon VKM 873 për përfshirjen në programet e praktikave profesionale të të diplomuarve që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda apo jashtë vendit, në më pak se 24 muaj. Përzgjedhja e studenteve të diplomuar në këto programe bëhet nga zyrat përkatëse të punësimit duke iu dhënë përparësi disa kritereve si: rezultateve të arritura gjatë viteve teë studimit; nëse janë nga familje, që mbështetën me ndihmë ekonomike dhe sipas grupeve të veçanta. Praktikat profesionale zhvillohen në institucione ndërmarrje, publike ose private. Gjatë praktikes profesionale, punëkërkuesit marrin një mbështetje financiare 100% të nivelit baze të pagesës së papunësisë për çdo muaj praktike profesionale, deri në 6 muaj, si dhe kontributin për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.5% të pagës minimale. Vlera e këtij kontributi derdhet në degën e sigurimeve shoqërore. Për vitin 2009 ky program pati shtrirje në disa qytete si: Tiranë, Sarandë, Kolonjë, Korçë, Durrës, Devoll, Shkodër, Tropojë, Pogradec. Për këtë vit është parashikuar që 9% e fondit total që është planifikuar për programet aktive të nxitjes të punësimit, të vihet në zbatim të VKM. 873 Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programeve të praktikave profesionale që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit. Kjo, duke u parë si një hap për të nxitur dhe mbështetur të gjithë ata persona që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe që nuk kanë gjetur veten në tregun e punës. 3. Çfarë profesionesh apo zanatesh kërkohen më shumë nga tregu i punës?Luhatjet në tregun e punës kanë pasur ndikimin e tyre dhe në ofertat e shpallura në Zyrën e Punësimit. Për periudhën janardhjetor 2009 janë venë në dispozicion të punëkërkuesve rreth 16 mijë oferta punë, ose rreth 4200 më pak se një vit më parë. Rritje të ofertave të punës ka pasur në Durrësi (me 420), Shkodra (me137), Pogradeci (me137), Kavaja (me 61). Ndërsa në të gjitha rajonet e tjera ka pasur rënie të ofertave të shpallura në Zyrën e Punësimit. Vetëm në Tiranë regjistrohen 2700 oferta punë më pak se një vit më parë, Vlora 535 më pak, Lezha 416 më pak, Korça 394 më pak, Fieri 206. Ofertat më të shumta i përkasin rajoneve: Tirana 27%, Durrës 24% dhe Korça 10%. Sipas aktiviteteve ekonomike ku janë evidentuar këto vende të lira pune vërehet se numri më i madh i tyre i përket degëve të industrisë përpunuese (42%), ndërtimit (20%) dhe shërbimeve (17%). Pjesa tjetër i përket fushave të tjera të aktivitetit ekonomik. Shpërndarja e ofertave sipas grupeve të mëdha të profesioneve për specialiste të lartë 6%, teknikë dhe specialistë të mesëm 28%, punëtore 53% dhe pa profesion 13%. Siç shihet, kërkesat më të larta janë për punëtore, sepse dhe të regjistruarit në zyrat tona të punësimit janë kryesisht me arsim 8-9 vjeçar. Kërkesat për specialistet e lartë kryesisht janë në profesionet ekonomist (18% e tyre) dhe arsimtar (25% e tyre