Putin ul çmimin e gazit për Bjellorusinë
Rusia ka vendosur të ulë çmimin e gazit për Bjellorusinë. Këtë konfirmim e ka dhënë kryeministri rus Vladimir Putin, i cili thekson se “kjo është një zbritje e konsiderueshme dhe do të ndihmojë për të mbajtur të paktën 2 miliardë dollarë në Bjellorusi”.
Putin tha se çmimi që Bjellorusia paguan për gazin rus do të bjerë nga 244 dollarë për një mijë metra kub, në 164 dollarë.
Rusia dhe Bjellorusia kanë nënshkruar këtë marrëveshje sot.