E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunaçek: Dialogu Kosovë-Serbi, rezultate zhgënjyese

Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek, thekson se rifillimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës solli rezultate zhgënjyese. Në lidhje me këtë çështje, Lunaçek vë në dukje se para se të vendoset statusi kandidat për Serbinë, shtetet anëtare të BE-së duhet të shohin arritjet.

“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, janë një nga parimet e BE- së.

Unë i bëj thirrje Këshillit të BE-së dhe krerëve të shteteve dhe qeverive, të cilët më 9 dhjetor do të vendosin për statusin e kandidatit për Serbinë, të shohin nëse janë zbatuar marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut.

Tani çdo gjë është në duart e Serbisë, autoriteteve serbe dhe të zotit Tadiç”, tha më tej Lunaçek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›