E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi: Luftëtari, i përgatitur për çdo betejë

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Trajneri i kryesuesve, Mustafa Hysi, pohon se Luftëtari është në gjendje të kalojë me sukses çdo lloj sfide

Kur përplasen dy vezë, të paktën njëra do të thyhet, por kur përpalsen dy ekipe futbolli, mund të mos thyhet asnjëri. Sot përplasen Gramshi me Luftëtarin dhe, duke mos qenë vezë, mund të mos thyhet asnjëri, dhe kjo më shumë do të mërziste vendësit. Luftëtari deri tani ka njohur vetëm një humbje, atë me Besëlidhjen  në Lezhë, ku së fundi humbi edhe Gramshi.

Ky i fundit do të përpiqet në fushën e tij të ashpër për ti marrë 3 pikët Luftëtarit, edhe pse nuk ka përbërjen e duhur për këtë, por forca i buron nga istikami i tij. Ndërkaq, ekipi gjirokastrit i këtij sezoni është i specializuar edhe për kësisoj betejash, sikundër treguan ato në Sarandë dhe në Kavajë. Trajneri i Luftëtarit, Mustafa Hysi, për ndeshjen e sotme shprehet:

Zakonisht, në një kampionat, ekipi që kryeson luftohet nga disa ekipe, që duan ti marrin vendin, nga të tjera që kërkojnë mbijetesën në kategori dhe disa të tjerë për hobi, thjesht të mundin kryesuesin, ndonjëri edhe për armiqësi të kaluara. Në krye është Luftëtari, ndaj dhe është i detyruar të luftojë në të gjitha frontet. Kështu, edhe në Gramsh do të na duhet të përbllemi me një kundërshtar ambicioz.

Ne, nga ana jonë, do të luajmë të oraganizuar, me përqendrim maksimal në të gjitha frontet, për të marrë një rezultat sa më të kënaqshëm. Ekipi është përgatitur për të gjtha llojet e përballjeve, duke përfshirë edhe ato që vështirësohen nga terrenet e shikuesit në stadiume të ndryshme.

Deri tani i kemi përballaur me sukses nga loja e gjithë futbollistëve, veçanërisht e kapitenit Devolli, i cili mbetet shembull frymëzimi për gjithë të tjerët për shpirtin e paepur që manifeston, duke treguar karakter të fortë. Nëse loja do të zhvillohet në përputhje me rregulloren e saj, do të pranojmë me dinjitet sportiv çdo rezultat që do të arrihet. Dhe në këtë këndvështrim, jemi optimistë për realizimin e objektivit tonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›