E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjarët llogarisin 3 pikët, pavarësisht mungesave

Nga Julian Kasapi

Trajneri Malko nuk do të ketë në dispozicion ndaj Ilirisëkapitenin Çela dhe Byzhytin, ndërsa në dyshim janë Mërtiri dhe Hasalla

Skuadra lushnjare do të luajë nesër në Mamurras ndeshjen me Ilirinë, që do të mbyllë javën e 11-të. Eshtë një fushë asnjanëse, që i shton shanset e verdhejeshilëve për ta vazhduar serinë e fitoreve. Gjithsesi, ky fakt nuk garantona asgjë, prandaj dhe lushnjarët kanë punuar gjatë gjithë javës dhe nuk e kanë nënvlerësuar aspak faktin se kundërshtari qëndron në fund të tabelës së klasifikimit.

Stafi teknik ka mungesa për këtë ndeshje, madje të rëndësishme, por besimi për 3 pikët e radhës qëndron në kuota të larta. Përveç kapitenit Çela, i cili është në fazën e riaftësimit, për shkak kartonësh do të mungojë mesfushori Alban Byzhyti, një pikë referimi në formacionin lushnjar.

Probleme shëndetsore ka edhe mbrojtësi Blerim Hasalla, ndërsa mbrojtësi tjetër Ilir Mërtiri është stërvitur i veçuar nga grupi. Sidoqoftë, të gjithë në kampin lushnjar besojnë për një fitore të pastër, madje futbollistët janë të bindur për këtë. Tani mbetet për tu parë si do të veprojë skuadra lushnjare në fushë pa disa nga titullarët e saj, gjë që e ka detyruar stafin teknik të improvizojë një formacion me rezervat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›