E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra e Cavanit

Ylli i Napolit, Edinson Cavani ëndërron të tejkalojë Diego Maradonën në listën e golashënuesve te skuadra nga San Paolo.

Legjenda argjentinas realizoi 115 gola për Partenopei gjatë shtatë viteve të qëndrimit në klub, dhe Cavani shpreson të tejkalojë Maradonën në një të ardhme të afërt. Uruguaiani realizoi të katër golat në fitoren 4-2 ndaj Dnipros në Europa League të enjten dhe u ngjit në kuotën e 79 shënimeve për Napolin.

“Rekordi i Maradonës? Ngadalë jam duke iu afruar. Ëndërroj ta tejkalojë atë”, deklaroi Cavani për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›