Kuqi nuk dorëzohet

“Do të vazhdoj të luaj futboll derisa të kem energji ta bëj këtë. Do të largohem kur të mos mund të zgjohem nga shtrati në mëngjes pa dhimbje”, theksoi ish përfaqësuesi finlandez për ueb faqen hs.fi.
“Unë besoj në vetvete, jam gjithmonë mirë në aspektin fizik dhe punoj fort për ekipin. Kur e marr një hap, nuk kam frikë dhe i fut hundët çdokund. Kjo ndoshta është arsyeja pse e kam thyer hundën disa herë. Detyrë e imja është të shënoj gola”, shtoi ai.
Arritjet e tij e kanë futur në histori të futbollit finlandez. Ai ndihet krenar që e përfaqësoi Finlandën dhe insiston se kjo e ndihmoi të arrinte aty ku është sot. Pasi ta përfundojë karrierën si futbollist, ai synon të bëhet trajner, pasi që e ka vijuar shkollën për këtë zeje. “E kam studiuar punën e trajnerit për disa vite në Angli. Besoj se kam shumë për të dhënë në këtë aspekt”, përfundoi Kuqi.