Ëndrrat me “dosje provash” nuk i beson as Xhemal Qefalia
Edi Rama pas dështimit të radhës me politikë nekrofilike, tund në erë të njëjtën kuti kartoni që ia kishte rrëmbyer Rexhep MeidanitEmergjenca natyrore e Shkodrës dhe Lezhës, sërish po i kthehet në bumerang kreut të PS-së, Edi Rama. Ndërsa ai shpresonte në përmasa edhe më të mëdha e më të rënda të kësaj katastrofe, marrja fund e saj dhe për më tepër injorimi që i bënë banorët e zonave të përmbytura vizitave të tij dhe deputetëve të tjerë të PS-së, kanë detyruar Edi Ramën që të rishikojë qëndrimin e radhës, pas dështimit të radhës, me zhurmën e specialistëve të radhës. Në këtë rishikim, Edi Rama, më tepër se për çdo gjë, ka nevojë për pak kohë më shumë. Tentativa për pak kohë më shumë e Edi Ramës, dukje nga qëllimi dytësor i daljes publike të tij, kur ndërsa kishte artikuluar qëllimin kryesor, mesazhin për deputete bojkot-thyes, “për mos ndryshim qëndrimi” , nxitoi të tundte në erë disa fletushka, të pretenduara, si “dosja e provave për mos parandalimin e fatkeqësisë së përmbytjes”.Skena e djeshme e Edi Ramës, i cili për të kërcënuar deputetët bojkot-thyes, tunde ca letra në duar, për ti dhënë më shumë kohë vetes, ishte asgjë më shumë se e përsëritur. Këtë gjë, Edi Rama e ka bërë për herë të fundit, në 16 maj 2009, në mbledhjen Konferencës Kombëtare të Programit të PS-së, në prag të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Në atë konferencë, ende mbahet mend, se si Edi Rama tundi në dorë “librin e rëndë” që i la në dorë Rexhep Meidani, me rreth 1000 faqe, 7 drejtimet themelore dhe 100 masa për reformimin e qeverisjes. Kaq mbahet mend, nga tundja e Edi Rama, në pragfushatën elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009. Nuk mbahet asgjë më shumë mend, dhe ende nuk është gjetur sot asnjë person, që të ketë lexuar atë libër që tundi Edi Rama në duar. Këtu nuk bën përjashtim as Rexhep Meidani, i cili ende sot nuk di, se çfarë realisht i dhuroi Edi Ramës në një kuti kartoni...Që Edi Rama, lëshoi dje një gënjeshtër të madhe, bashkë me pretendimin se kishte një “dosje me prova për mos parlandalimin e fatkeqësisë së përmbytjes”, në kushte kur nuk e ka një dosje të tillë, sepse nuk ekziston askund, e kishte shprehur vetë, vetëm disa orë më parë, por këtë herë nëpërmjet deputetit të PS-ë Xhemal Qefalia. Ky, deputet, i cili nuk mund të mendohet se kishte dalë me kokë më vetë, para gazetarëve, në pjesën e parë të ditës së djeshme, doli dhe u ankua dhe denoncoi fshehjen e provave dhe fakte që sollën tragjedinë e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë. “Ekzistojnë të dhëna që flasin për një përpjekje për të manipuluar e për të fshehur provat, regjistrat dhe rekordin e procedurave të ndjekura nga autoritetet për menaxhimin e rezervave ujore të hidrocentraleve”, deklaronte Xhemal Qefalia, “merakun” e Edi Ramës paradite, ndërsa në orët e mbrëmjes, na doli dhe u mësua se këto prova, jo vetëm që ekzistojnë, por ato i paska Edi Rama. çudi, pse Edi Rama, nuk i kishte treguar Xhemal Qefalisë, por e la të dilte e të dukej, më e pakta si budalla, për “fshehje provash”, kur “provat” i ka vetë ai, Edi Rama, që i kishte shkruar deklaratën që lexoi deputeti në tentativë Xhemal Qefalia... ... Ose, ose, Xhemal Qefalia të presë ditën e diel, që të kuptojë se ai nuk doli kot dje paradite, por gjithsesi nuk do t’i shpëtojë “fatit” ët Rexhep Meidnait, “të ngopurit me lugë bosh”, kur të mësojë se ajo dosja që tundte dje Edi Rama, nuk është asgjë më shumë se e njëjta dosje bosh prej kartoni, që ai, Edi Rama ia rrëmbeu Rexhep Meidanit, në fundmajin e vitit të kaluar dhe që do të vazhdojë ta tundë në ajër, sa herë ti kujtohet......