E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytet Edi Rama, mban bojkotin, vendos përjashtimin e deputetëve

Përçahet grupi parlamentar i PS-së. Në Asamblenë e së dielës pritet që 15-20 deputetë të shprehen formalisht për ndërprerjen e bojotit, por Edi Rama, me nekropolitikën e industralistëve të shpifjes kërkon pastrimin e partisë nga disidentët, prandaj shpall shantazhin ndaj të gjithë atyre ligjvënësve që do kërkojnë pjesëmarrjen nëpër institucionePërmbytja natyrore në veriperëndim të vendit, po përmbyt edhe grupin parlamentar të PS-së në përgjithësi dhe Edi Ramën në veçanti. Ndërsa ditët e emergjencës në Shkodër e Lezhë, po i kthehen normalitetit, në PS, po ndodh e kundërta. Grupi parlmentar i saj, ndodhet në prag katastrofe, saktësisht në prag të përçarjes. Në kushtet e daljes nga kontrolli të grupit parlamentar të PS-së, Edi Ramës nuk i ngelet gjë tjetër, veçse të lëshojë deklaratat e përsëritura kërcënuese, me nënkuptimin e përjashtimin nga rahate e partisë, të deputetëve bojkot-thyes. Këtë ka bërë, edhe mbrëmë Edi Rama, në monologun e radhës, në daljen e tij të radhës para gazetarëve. “PS-ja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj, të prerë e të qartë, për të mos u bërë fasada demokratike e një parlamenti që s’ka kurajën të hetojë zgjedhjet nga ka dalë duke hapur kutitë e votimeve mbi ta cilat rri”, ishte mesazhi që lëshoi dje Edi Rama, pak orë pasi Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kishte turbulluar ujërat e socialistëve, të cilët të ndjerë të përmbytur, nëpërmjet Kastriot Islamit, kishin paralajmëruar mosdiegien  e mandateve të tyre. I kompleksuar nga humbja e kontrollit mbi grupin parlamentar të PS-së, Edi Rama, nxitoi të lëshojë mesazhin-kërcënues të radhës, i cili më shumë se çdo gjë mund të kuptohet e deshifrohet, si një përpjekje për t’i dhënë vetes edhe pak kohë më shumë, deri të dielën të paketën, ditën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. Ndërkohë, mesazhi kërcënues i Edi Ramës, erdhi pas të njëjtave mesazhe që kishin shpërndarë para tij deputetët Saimir Tahiri dhe Arta Dade. Duket, mënyra dhe përmbajtja e mesazheve të Saimir Tahirit dhe Arta Dades, nuk e bindën Edi Ramën, i cili, u detyrua dhe doli vetë më vonë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›