E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrrat në diell të Edvinit s’duhet të mbajnë peng Shqipërinë

25-03-2012 / Nga Sejdi Peka

Në historinë e Shqipërisë postkomuniste, tanimë nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama do të mbetet si politikani më mediokër dhe më i dështuar, jo vetëm për Partinë Socialiste, por për gjithë spektrin politik shqiptar. I katapultuar nga Fatos Nano, një ditë të bukur do t’i thoshte lamtumirë stallës së derrave në periferi të Parisit, për t’u gdhirë Ministër kulture në Tiranë. Në atë kohë nuk mbeti njeri pa u çuditur por më tepër u çuditën ata njerëz që militonin në PS, se u bë ministër i tyre një njeri që as nuk dihej e as nuk njhej. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet arsyeja që Kryesocialisti i asaj kohe bëri këtë zgjedhje por sidoqoftë një “piktori” të rëndomtë me tablo të bunkerëve me pamje të pista “i kishte pjellë mushka”, ndërkohë kësaj zgjedhje së shpejti do t’’ia pinte lëngun vetë Partia Socialiste. -Oreksi vjen duke ngrënë –është një fjalë e urtë latine. Edi Rama duke qenë Kryetar i Bashkisë në Tiranë, i konsideruar si njeriu më i pasur i Ballkanit, punoi sa mundi duke patur ndihmën e pakursyer të një oligarkie të karteleve të ndërtimit dhe të kastës së kuqe enveriste, që PS t’i humbiste zgjedhjet e vitit 2005, duke i bërë në këtë mënyrë “gropën” ustait të tij, Fatosit që e bëri “pasha”. “Kur jevgu u bë pasha vrau babanë e tij” - thotë një fjalë e urtë dhe kështu ndodhi me Edi Ramën. Deri në këtë pikë duket se plani i Edi Ramës funksionoi për të ngecur aty së bashku me ëndrrën e marrosur se një ditë do t’i pillte edhe njëherë tjetër mushka e të bëhej këtë radhë kryeministër i Shqipërisë.
Duke i humbur zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, i ndodhur përballë një trysnie në rritje që të jepte dorëheqjen, Edi Rama do të vinte gjithnjë duke u budallallepsur për t’u hedhur hi syve socialistëve me slogane të tilla se “Saliu ia vodhi votat, Saliu e ka fajin etj”. Si i marri që i prin një kopeje nëpër shkretëtirë duke parafytyruar se do të gjendet një luadh i gjelbër për të kullotur, e tërhoqi zvarrë Partinë Socialiste nëpër qindra protesta e demonstrata të modelit bolshevik nëpër sheshet e rrugët e Shqipërisë, duke premtuar se “do ta rrëzonte Saliun sot e do ta rrëzonte nesër”, për të ardhur në zgjedhjet lokale të 8 Majit 2011 kur edhe humbi Bashkinë e Tiranës. -Faja ra nga fiku - por gënjeshtrat e të sëmurit psikik të Partisë Socialiste nuk kanë të sosur. Po fatkeqësia është se “hedh një i marrë një gur në lumë dhe qindra të tjerë nuk e nxjerrin dot”. Pasojat e kësaj aventure politike të bojkotit në Parlament dhe amullisë politike reflektuan në institucionet ndërkombëtare që rrugën drejt Europës e bënë më të vështirë. Përsëri i sëmuri psikik i PS mendoi se në këtë mënyrë do të përfitonte kapital politik për t’u bërë kryeministër në kurriz të interesave kombëtare. Nëpër jerm prodhon gënjeshtra të tilla që asnjë njeri me mend në kokë nuk mundet t’i besojë. Flet për një të ashtuqujtur “rilindje të Shqipërisë”, se gjoja paska një program që ngjan si famëkeqi “program prej 1000 faqesh i PS në zgjedhjet e vitit 2009” që nuk e pa kurrë dritën e diellit. Në fakt ishte një sajesë e Edi Ramës. Duke u hedhur degë në degë sa për të shtyrë kohën që i ka mbetur nga disfata e pritshme në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013, i sëmuri psiqik i PS duket se ka rrjedhur fare nga fiqiri.Nuk ka mbetur askush pa u çuditur kur dëgjon deklaratat e tij se tani po i dhemb zemra për ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë, një përpjekje kjo mediokre dhe e dështuar për të bërë një diversion në formacionin më vital dhe më të besueshëm të Partisë Demokratike. Ish-të përndjekurit politikë nuk mundet të harrojnë se partia që është në krye Edi Rama është po ajo parti komuniste që i persekutoi deri në dhimbje ku arsyeja njerëzore nuk mundet të imagjinojë. Se Edi Rama duhet të kërkojë falje në emër të familjes së tij, se ka patur një baba kriminel pa shpirt dhe pa zemër. Si është e mundur që një artist si Kristaqi të verë litarin në grykë një artisti tjetër si poetit disident Havzi Nela. Edi Rama duhet gjithashtu më parë të kërkojë falje edhe në emër të Partisë Socialiste për të gjitha krimet e kryera në regjimin barbar komunist nga kjo parti. Por këtij realiteti të dhimbshëm i sëmuri psikik i ikën si djalli nga temjani, se prapa krahëve janë të bijtë e bllokmenëve që e kapin për zverku. Vetëm një njeri i sëmurë nga deliri i madhështisë mundet të mendojë se njerëzve mundet t’u hedhë hi syve. Gënjen Edi Rama pafytyrësisht se “paska qenë në mes të studentëve në Qytetin Studenti kur replikonte me Berishën se duhej të liroheshin të burgosurit politik, se Gramoz Ruçi ka meritën si Ministër i Brendshëm i Ramiz Alisë, se do të rivendosë demokracinë në Shqipëri” e plot marrëzira të tjera. A thua vallë se shqiptarët nuk e dinë se ato ditë të stuhishme të Dhjetorit 90 Edi Rama ka qenë refugjat ne Greqi, se Gramoz Ruçi ka projektuar dhe drejtuar masakrën e 2 Prillit në Shkodër dhe ka vrarë shqiptarët në kufi, se komunizmin në Shqipëri e përmbysi Partia Demokratike.
Përse arsyetoj se Edi Rama nuk është e mundur të bëhet Kryeministër i Shqipërisë dhe ëndrra e tij është si e gomarit që ngrohet në diell. Kushtetuta e Shqipërisë sigurisht është e bazuar në kushtet specifike të vendit tonë, por nga ana tjetër është edhe e bazuar në përvojën e vendeve të tjera që kanë ndërtuar një demokraci funksionale. Edhe Kushtetuta e Mbretit Zog sigurisht që ka vlerat e saj, pasi që ka vertetuar në funksionimin e një shteti me vlera të padiskutueshme historike në varësi të kohës. Esenca e saj ishte e bazuar në ligje por edhe në virtytet më të mira të kombit e racës shqiptare që rrallë e kanë kombe të tjera siç janë, besa, nderi dhe burrëria. Në këtë pikëpamje merr vlerë edhe neni 100 i kësaj kushtetute ku sanksionon tekstualisht se - “nuk mundet të bëhet Ministër ai person që nga raca e gjaku nuk është shqiptar”-.Anipse në Kushtetutën aktuale një nen i tillë nuk ekziston,në këtë pikëpamje duhet të ketë një të vërtetë që duhet të na shqetësojë. Interesi kombëtar më i besueshëm është që kryeministër i Shqipërisë duhet të jetë një njeri përfaqësues. Edi Rama ka treguar se është njeri pervers dhe me vese. Kërkush nuk mundet të më thotë se posedon virtytet shqiptare. A është Edi Rama besnik? Absolutisht jo. Kurrkush nuk mundet të bënte atë marrëzi që të prishte familjen e një shoku të tij, duke i marrë gruan pothuajse në pragun e pleqërisë. Profeti Muhamed, edhe në çastin e fundit të vdekjes i porosiste besimtarët e tij: “o njerëz, duajini gratë tuaja”. Nuk do të hyj këtu se sa gra ka ndarë dhe diskriminuar Edi Rama. Në këtë pikëpamje është krejt i pa besueshëm një njeri që nuk respekton dhe nuk ndërton familjën e tijë të kujdeset për të tjerët, detyrë kjo që e ka një kryeministër. Në të fundit a ka burrëri Edi Rama? Këtë le ta gjykojnë shqiptarët. Praktika e zhvillimit njerëzor është e bazuar në gjene të trashëguara. Edhe virtytet edhe sëmundjet trashëgohen. Në këtë kontekst Edi Rama është një njeri i sëmurë.        

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›