nter"> Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto projekltigje: V E N D I M
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, QË VEPRON NËPËRMJET MINISTRIT TË FINANCAVE, ALPHA BANK A.E. E DEUTSCHE BANK AG, DEGA E LONDRËS, SI RREGULLUES, INSTITUCIONEVE FINANCIARE, TË LISTUARA SI HUADHËNËSIT FILLESTARË, DHE ALPHA BANK A.E., DEGA E LONDRËS, SI AGJENT, PËR FINANCIMIN E SHPENZIMEVE KAPITALE, PËR VITIN 2009, NË PËRPUTHJE ME STRATEGJINË KOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN DHE INTEGRIMIN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, që vepron nëpërmjet ministrit të Financave, Alpha Bank A.E. e Deutsche Bank A.G., dega e Londrës, si rregullues, institucioneve financiare, të listuara si huadhënësit fillestarë, dhe Alpha Bank A.E., dega e Londrës, si agjent, për financimin e shpenzimeve kapitale, për vitin 2009, në përputhje me strategjinë kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, QË VEPRON NËPËRMJET MINISTRIT TË FINANCAVE, ALPHA BANK A.E. E DEUTSCHE BANK AG, DEGA E LONDRËS, SI RREGULLUES, INSTITUCIONEVE FINANCIARE, TË LISTUARA SI HUADHËNËSIT FILLESTARË, DHE ALPHA BANK A.E., DEGA E LONDRËS, SI AGJENT, PËR FINANCIMIN E SHPENZIMEVE KAPITALE, PËR VITIN 2009, NË PËRPUTHJE ME STRATEGJINË KOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN DHE INTEGRIMIN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, që vepron nëpërmjet ministrit të Financave, Alpha Bank A.E. e Deutsche Bank A.G., dega e Londrës, si rregullues, institucioneve financiare, të listuara si huadhënësit fillestarë, dhe Alpha Bank A.E., dega e Londrës, si agjent, për financimin e shpenzimeve kapitale, për vitin 2009, në përputhje me strategjinë kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËRPROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR GARANTIMIN E PROJEKTIT TË PRIVATIZIMIT TË OSSH, SHA-SË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për garantimin e projektit të privatizimit të OSSH, sha-së”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA P R O J E K T L I GJPËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR GARANTIMIN E PROJEKTIT TË PRIVATIZIMIT TË OSSH, SHA-SË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, e 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për garantimin e projektit të privatizimit të OSSH, sha-së.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËRPROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR NJË FINANCIM SHTESË, PËR PROJEKTIN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE SOCIALE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për një financim shtesë, për projektin e ofrimit të shërbimeve sociale”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA P R O J E K T L I GJPËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR NJË FINANCIM SHTESË, PËR PROJEKTIN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE SOCIALE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për një financim shtesë, për projektin e ofrimit të shërbimeve sociale.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR PATRULLIMIN E HAPËSIRËS AJRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për patrullimin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, me procedurë të përshpejtuar, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA P R O J E K T L I GJ
PËR
PATRULLIMIN E HAPËSIRËS AJRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 12, pika 3, 78, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Lejimin e kryerjes së patrullimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë nga forcat ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).
Neni 2
Autorizohet Këshillii Ministrave të lidhë marrëveshjet përkatëse me strukturat e NATO-s, për zbatimin e këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj zbatohet deri në çastin kur Republika e Shqipërisë do ta kryejë vetë patrullimin e hapësirës së saj ajrore.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E PATENTAVE EVROPIANE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e patentave evropiane”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHAP R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E PATENTAVE EVROPIANE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e patentave evropiane, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E LIGJIT PËR PATENTAT, TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE (WIPO)”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e ligjit për patentat, të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO)”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHAP R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E LIGJIT PËR PATENTAT, TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE (WIPO)
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e ligjit për patentat, të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE “OTTO-AL”, SHPK-SË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 69 e 71, të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994, “Minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “OTTO-AL”, shpk-së”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE “OTTO-AL”, SHPK-SË
Në mbështetje të neneve 78, 81 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “OTTO-AL”, shpk-së, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, , me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për sipërmarrjet e ivestimeve kolektive”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË SË EKSPORTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA, AG, PËR FINANCIMIN PËR PËRMIRËSIMIN E PAJISJEVE MJEKËSORE PËR SPITALIN UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë së eksportit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Unicredit Bank Austria, AG, për financimin për përmirësimin e pajisjeve mjekësore për spitalin universitar “Shefqet Ndroqi””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË SË EKSPORTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA, AG, PËR FINANCIMIN PËR PËRMIRËSIMIN E PAJISJEVE MJEKËSORE PËR SPITALIN UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, e 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë së eksportit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Unicredit Bank Austria, AG, për financimin për përmirësimin e pajisjeve mjekësore për spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE RURALE, MALORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, malore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE RURALE, MALORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, malore.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9739, DATË 21.5.2007, “PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9739, datë 21.5.2007, “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9739, DATË 21.5.2007, “PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9739, datë 21.5.2007, “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 10
Gjaku, produkt i mbledhur dhe i shpërndarë pa fitim
1. Gjaku njerëzor nuk mund të përdoret në shërbimin shëndetësor për qëllime fitimi. Shpenzimet për procedurat e kontrollit,të përpunimit dhe të shpërndarjes së gjakut e të përbërësve të tij, në asnjë rast,nuk përballohen nga pacienti. Këto shpenzime i mbulohen Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut nga institucionet shëndetësore, që e përfitojnë këtë shërbim.
2. Kostoja për secilin nga shërbimet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, përcaktohet me urdhër të ministrit të Shëndetësisë.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pas shkronjës “b”, të pikës 1, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) mënyrën e lëvrimit të fondeve për veprimtaritë promovuese dhe edukative në fushën e transfuzionit të gjakut.”.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Ministri i Shëndetësisë përcakton kërkesat e bazës organizative e teknike të strukturave, si dhe të veprimtarive promovuese e edukative të shërbimit të transfuzionit.”.
Neni 3
Pas nenit 13 shtohet neni 13/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 13/1
Financimi i organizatave jofitimprurëse, që promovojnë dhurimin vullnetar të gjakut
1. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut financon, me fondet buxhetore, të dhëna për këtë qëllim, shpenzimet e promocionit të çdo organizate jofitimprurës