E Diel, 1 Nëntor 2026

"A heshtin muzat kur prangat i vihen buzëqeshjes?"

17 janar 1982: Në Shtutgart të Gjermanisë prehen tri varre të njoma, (vëllezërit Gërvalla) tri dëshira që nuk e shijuan lirinë. 12 janar 1984, në Prishtinë bien heroikisht dy Bilbilenj. Në vende si Kosova martirët janë burim i pashtershëm frymëzues. Ngjarjet para dhe pas '81-it, me ngritjet dhe rëniet që pësuan, mund të shihen mbi një parim: Parimin e shtetësisë së Kosovës. Në kuadër të ndryshimeve që po ndodhnin në Evropë, shqiptarët përmes pishtarëve të tyre si Jusufi, Kadriu, Bardhi, Rexhepi dhe Nuhiu, kërkuan të drejtën e ligjshme, Republikën e Kosovës, si hap drejt Bashkimit Kombëtar. Po e përmbyll me Podrimjen: "…A heshtin muzat/ kur pikon gjaku/ kur prangat i vehen buzëqeshjes/ kur shtohen varret, vajet/ nuk heshtin muzat/ hesht arsyeja/ mjafton të jesh pakëz njeri/ e ta kuptosh gjuhën e tmerrit/ peshën e krimit ta ndiesh/ si të shtyp vazhdimisht kah zemra e dheut...".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›