Medea flet arbërisht
Për herë të parë Medea flet në gjuhën arbëreshe në Firenzze. Mbrëmë dhe sot shfaqet në teatrin "Studio di Scandicci" (via Donizetti) premiera e veprës "Un vajtim arbëresh", ("Un lamento arbëresh"). Bëhet fjalë për spektaklin e ri të Francesco Surianos, mbështetur në tragjedinë "Medea" të Euripidit. Vepra interpretohet në gjuhën arbëreshe. Në skenë ngjiten muzikantë, këngëtarë e aktorë që interpretojnë me instrumente origjinale, tradicionale greke, shqiptare e maqedone, duke evokuar tinguj dhe kultura të së shkuarës.