E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: S’ka plan kombëtar për turizmin

Ai u shpreh se vendi ka potenciale të mëdha, por aktualisht shtoi se nuk janë shfrytëzuar.

"Është shumë e rëndësishme që të mos e konceptojmë turizmin në Shqipëri, si një turizëm të kufizuar nga kufiri i sotëm zyrtar mes shtetit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, por si një turizëm të integruar pa e marrë në konsideratë këtë kufi zyrtar. Jo vetëm për turizmin etnik, pra për shqiptarët që jetojnë në trevat rreth e rrotull, por për turistë të huaj, që përballë një informacioni të mirëorganizuar, mbështetur me një inventar shumë rigoroz të të gjithë këtyre pasurive, do të ishin shumë herë më tepër të tunduar ta ndërmarrin udhëtimin drejt Shqipërisë", tha Rama.

Kryetari i PS-së e quajti absurditet moratoriumin e mjeteve lundruese. "Sot ne flasim për turizëm të detit dhe të rërës, më saktë do të thosha për turizëm të bregdetit dhe disponojmë të vetmin segment të bregdetit në Mesdhe të bllokuar për mjetet lundruese. Një absurditet i mbështetur mbi një arsye që s’është arsye për gjoja luftën kundër trafiqeve sepse është njësoj si të thuash që në mënyrë që të mos kemi krime më mirë po i fusim të gjithë njerëzit në burg dhe po i izolojmë nga njëri tjetri, kështu që garantojmë kriminalitet zero në të gjithë territorin", tha Rama. /Start/

                                                                                             2012-04-24 15:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›