"Albpetroli" që s’i solli asnjë kacidhe shtetit!

Madje, kompania del me humbje. "Nuk ka arritur asnjëherë barazimi i shpenzimeve me te ardhurat. Po marr kompaninë që është dhënë për Patoz Marinzen, e cila ka investuar rreth 930 milionë dollarë, të ardhurat i ka pasur gati 730 milionë dollarë, pra i duheshin edhe 200 milionë dollarë që të arrinte shifrën", thotë Naço.
Përballë kësaj situate, qeveria mendoi që ta privatizonte plotësisht, duke vjelë taksat nga privati që do ta blejë. Por, deri në këtë pikë, Ministria duhet të ketë një faturë të saktë të të gjitha të dhënave rreth kompanisë, fatura të cilat duket se janë të paplota.
Për ministrin Nasip Naço, kontrollet mbi kompaninë janë vetëm ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por nuk i mungon optimizmi se privatizimi do të jetë transparent dhe buxheti i shtetit do të ketë shumë më shumë të ardhura në buxhet.
“Kjo do të bëhet në një fazë tjetër. Aktualisht kemi aktin e kontrollit që është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Unë personalisht kam ushtruar kontroll nëpërmjet auditit të brendshëm për borxhet dhe detyrimet që ka kompania. Sigurisht kemi marrë dhe një kompani konsulente që është kompania Paton Boks me një kompani tjetër, të cilat edhe ato po bëjnë verifikimet përkatëse të të gjitha llogarive dhe bashkë me kontratën përfundimtare do t’u themi të gjithë shqiptarëve që kjo është kontrata dhe shitja që do i bëjmë Albpetrolit me një transparencë të plotë dhe për ata që nuk duan edhe për ata që nuk i lënë të duan. Ne aq i kemi njohuritë tona në këtë fushë dhe është Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve që i mbulon këto. Kemi bere kontrolle te vazhdueshme, por tregu është i tillë, njohuritë tona janë të tilla në fushën e hidrokarbureve, që nuk kemi arritur dot të bëjmë një kontroll të saktë", thotë Naço.
Ministri shprehet se problemi mbetet në marrëveshjen e mëparshme të hidrokarbureve të nënshkruar nga qeveria në vitin 2004, e drejtuar prej socialistëve, çka sipas tij, nuk ka sjellë të ardhura në buxhetin e shtetit. "Unë e nis prapë të Marrëveshja e Hidrokarbureve, qe ka hedhur bazat ne vitin 2004 dhe ka pasuar edhe marreveshjet e tjera. Nuk them se kane gabuar apo kane shkelur ligjin ne ate kohe dhe t'i akuzoj për këtë Marrëveshje. Aq i kane patur njohuritë e tyre me marrëveshjet e hidrokarbureve dhe e kanë lidhur me ato kushte që nuk përfiton shteti shqiptar", tha Naço.
Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës parlamentare të 21 marsit pas 6 orë debatesh kaloi pa votat e opozitës projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, "Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)" mes tyre dhe ndryshimet ligjore që parashikojnë privatizimin e kompanisë së naftës "Albpetrol". Pasprivatizimit, kompania private që do të marrë Albpetrolin, do të ketë të drejtë të zhvillojë edhe kërkime të naftës në vend.
Aktualisht-sipas Ministrisë së Ekonomisë, vendi ka 30 milion ton rezerva nafte të nxjerra, ndërsa nga 80 milion tonë naftë të nxjerrshme janë harxhuar gjer më tani 50 milionë ton. Por, sipas kompanisë zvicerane të kërkimeve të naftës, "Manas Petrolum" në Shqipëri janë zbuluar rezerva të mëdha nafte. Behet fjale për zonën Patos-Marinëz, ku sipas ekspertëve të Manas gjenden rreth 2 miliardë fuçi naftë ende të pashfrytëzuara. /S.Ll/Start/
2012-03-23 15:00